Bashkimi Demokratik për Integrim në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, shpalli sot përkushtimin e palëkundur për reformën partiake, duke theksuar rëndësinë e transparencës, logaridhënies dhe integritetit brenda radhëve të saj. Në përputhje me këtë angazhim, BDI është e përkushtuar për të vazhduar procesin e vetingut brenda partisë për të siguruar që anëtarët e saj t`i përmbahen standardeve më të larta etike.
Përmes një komunikate për medie bëhet e ditur se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti gjatë nënshkrimit të kësaj deklarate tha se është i vendosur për ta forcuar partinë nga brenda, që të pasqyrojë vlerat e transparencës dhe llogaridhënies për t’iu përshtatur konventave dhe kornizave supreme ndërkombëtare ndërqeveritare kundër korrupsionit.
“Angazhimi ynë për reforma është i palëkundur. Ne jemi të vendosur të forcojmë partinë tonë nga brenda, duke u siguruar që ajo pasqyron vlerat e transparencës dhe llogaridhënies që presin qytetarët tanë. Duke u përafruar me konventat më të rëndësishme ndërkombëtare kundër korrupsionit, ne po ndërmarrim hapa të rëndësishëm për të nxitur besimin dhe integritetin në proceset politike kombëtare. praktikat dhe kuadrin operacional, duke punuar së bashku me palët përkatëse të interesit dhe aleatët ndërkombëtarë.” theksoi Ahmeti.
Ttuje, Ahmeti përmes nënshkrimit të këtij dokumenti vuri në pah synimet e BDI-së në frenimin e financimit të paligjshëm, të ndërtojë partneritet të qëndrueshëm me ndërkombëtarët, të zbatojë standardet e UNCAC-ut, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.
“Angazhimi i BDI-së ndaj këtyre standardeve ndërkombëtare pasqyron përkushtimin e saj për të nxitur një kulturë të integritetit dhe qeverisjes së mirë. Ndërsa partia vazhdon të zbatojë reformat dhe i nënshtrohet procesit të vetingut, ajo mbetet e palëkundur në misionin e saj për t’i shërbyer popullit me ndershmëri dhe transparencë”, thuhet mes tjerash në komunikatë, njofton rtk.