Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

Bashkëpunimi akademik ndërmjet diasporës dhe institucioneve shqiptare në fokus të PhD Hebibit në Tetovë

by administrator
15:34 25/10/25
in Aktualiteti, Arsimi
Bashkëpunimi akademik ndërmjet diasporës dhe institucioneve shqiptare në fokus të PhD Hebibit në Tetovë
0
SHARES
3
VIEWS
Share on Facebook

Nga Dahest LUMA, Tetovë

Tetovë, 25 tetor 2025 – Nën organizimin e Shoqatës Akademike të Shqiptarëve për Shkencë dhe Art – Akademia, me seli në Tetovë dhe nën drejtimin e Prof. Dr. Hasan Jasharit, u mbajt me sukses Konferenca e VII Shkencore “Shqiptarët në Maqedoni – Jeta Urbane dhe Rurale”, një forum prestigjioz i cili mblodhi mbi 30 studiues, profesorë universitarë dhe figura të njohura të botës akademike shqiptare nga vendi, trojet tjera etnike shqiptare dhe diaspora.

Në këtë aktivitet shkencor me peshë, mori pjesë edhe PhD Dashnim Hebibi, President i Institutit Helvetik për Studime të Evropës Juglindore (HSS) me seli në Zvicër dhe kryeredaktor i Qendrës Mediale Shqiptare sam24.info, i cili kontribuoi me një kumtesë të mirëpritur nga të pranishmit dhe që u dorëzua zyrtarisht te Prof. Dr. Hasan Jashari, president i Akademisë.

Fjalimi i PhD Dashnim Hebibit: Diaspora si pasuri intelektuale dhe kulturore e kombit shqiptar

Në fjalën e tij përshëndetëse, PhD Dashnim Hebibi shprehu nderimin dhe kënaqësinë për mundësinë e pjesëmarrjes në këtë forum shkencor të rëndësishëm, duke theksuar vlerën e bashkëpunimit akademik ndërmjet institucioneve shqiptare dhe diasporës shkencore.

“Ndjehem shumë i nderuar që më është dhënë mundësia të jem i pranishëm si mysafir i ftuar në këtë konferencë, që në cilësinë e udhëheqësit të Institutit Helvetik të Studimeve për Evropën Juglindore me seli në Zvicër, të përshëndes të pranishmit dhe të ndjek punimet e kësaj konference me përmbajtje dhe përbërje madhështore pjesëmarrësish”, u shpreh ai.

Duke u ndalur në temën e konferencës, Hebibi theksoi rëndësinë e lidhjes midis jetës urbane e rurale të shqiptarëve autoktonë në Maqedoninë e Veriut dhe rolit të diasporës si pjesë e pandarë e identitetit kombëtar.

“Nuk do të ishte e tepërt të përmendet me krenari edhe nukleusi kombëtar me origjinë nga Maqedonia e Veriut e sotme, i shpërndarë nëpër botë, e veçanërisht në shtetet e Evropës Qendrore. Kjo diasporë ka dëshmuar se i përket një qytetërimi të trashëguar gjenetikisht nga rrënjët e hershme të historisë së Gadishullit Ilirik”, shtoi Hebibi.

Ai vlerësoi se gjenerata e re e shqiptarëve të mërguar sot përfaqëson një potencial të jashtëzakonshëm në fushën e arsimit, teknologjisë, biznesit dhe kulturës, duke u bërë ambasadorë të denjë të kombit në arenën ndërkombëtare.

“Është pikërisht një forum si ky që duhet të gjenerojë projekte strategjike për t’i dhënë arsye komunitetit shqiptar të shpërndarë nëpër botë që ta shohë atdheun si hapësirë të përshtatshme për të ofruar kontributin e tij në shkencë, administratë, ekonomi e në çdo fushë tjetër të jetës publike”, theksoi ai.

Në përfundim të fjalës së tij, PhD Hebibi shprehu mirënjohje dhe respekt për organizatorët e konferencës, duke uruar që rezultatet e punimeve shkencore të shërbejnë si bazë për avancimin shumëdimensional të pozitës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë.

Mirënjohje për kontributin e dhënë në fushën akademike dhe mediatike

Në fund të aktivitetit, PhD Dashnim Hebibi u nderua me një mirënjohje të veçantë nga organizatorët për kontributin e tij të çmuar në fushën shkencore dhe në promovimin e vlerave shqiptare përmes platformave mediatike:

  • sam24.info, si zë i rëndësishëm informativ i mërgatës shqiptare, dhe
  • helveticalforum.ch, një hapësirë analitike dhe akademike ku trajtohen çështje të rëndësishme të diasporës shqiptare në Evropë.
  • Një takim me vlerë akademike dhe shpirt bashkëpunimi

Gjatë konferencës, PhD Hebibi pati rastin të takohej dhe të bashkëbisedojë me shumë personalitete të botës akademike, ndër ta Prof. Dr. Ali Pajaziti, Prof. Dr. Abdulla Azizi, si dhe figura të tjera të njohura të arsimit e shkencës shqiptare.

Në fund, ai theksoi se pjesëmarrja në këtë forum përfaqëson një privilegj, përgjegjësi dhe frymë të re bashkëpunimi shkencor midis institucioneve shqiptare dhe atyre ndërkombëtare, në funksion të zhvillimit të studimeve shqiptare në nivel global. /SAM24.info

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh