Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Përditshmëria e Diasporës

Bashkatdhetarët po bëjnë të pamundurën për pushime në atdhe

by administrator
16:57 14/07/25
in Përditshmëria e Diasporës
Bashkatdhetarët po bëjnë të pamundurën për pushime në atdhe
0
SHARES
1
VIEWS
Share on Facebook

Nga: Dashnim HEBIBI, Cyrih

Cyrih, 14 Korrik 2025 –Java ka nisur me fluks udhëtarësh në aeroportin e Cyrihut, shumica prej tyre bashkatdhetarë që po nisen drejt Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Luginës së Preshevës. Sezoni i pushimeve verore ka rritur ndjeshëm numrin e fluturimeve dhe për këtë kemi pasur disa shkrime para ca ditëve, por bashkë me to edhe çmimet e biletave – aq sa për shumë familje me 5 apo më shumë anëtarë, kthimi në atdhe po bëhet luks i papërballueshëm.

Sot në mëngjes, aeroplani i parë u nis për në Prishtinë në orën 05:45, e më pas një tjetër në 06:45. Gjatë ditës, priten edhe disa fluturime të tjera për Prishtinë dhe Shkup. Por ajo që ra në sy për ne nga sam24.info ishte një fluturim për në Nish, ku pamë edhe udhëtarë shqiptarë që po udhëtonin drejt Kosovës dhe viseve shqiptare përmes këtij destinacioni më pak të zakonshëm.

Nga bisedat me disa prej tyre, të cilët i kontaktuam me kujdes, mësojmë se vendimi për të udhëtuar përmes Nishit kishte të bënte me çmimet – të cilat ishin pothuajse gjysma e atyre për në Prishtinë apo Shkup.

“Jemi familje e madhe dhe nuk ia dalim dot me këto çmime të sezonit. Bileta për në Nish na kushtoi shumë më lirë. Normalisht do të shkonim përmes Prishtinës, por kur nuk të mban xhepi, kërkon rrugë të tjera. Askush nuk ma jap ma lirë biletën, se edhe ne jo me dëshirë po shkojmë andej,” – tha një familjar, i njohur për redaksinë tonë.

Disa kishin marrë parasysh edhe opsionin përmes Tiranës, por çmimet edhe atje ishin jashtë mundësive të tyre.

“Jashtë sezonit kemi udhëtuar për Prishtinë me 50 franga. E kuptojmë që edhe kompanitë duhet të mbijetojnë, por edhe ne si familje duhet të llogarisim çdo cent,” shtoi ai.

Ndërkohë, burime të sam24.info konfirmojnë se disa bashkatdhetarë po përdorin rrugë edhe më të ndërlikuara – si p.sh. Cyrih–Zagreb, e më pas nga Zagrebi për në Shkup. Ka edhe nga ata që udhëtojnë nga Gjermania drejt aeroporteve më të vegjël afër kufirit me Zvicrën, gjithçka për të kursyer disa qindra euro.

Pavarësisht këtyre përpjekjeve, nuk mungojnë edhe reagimet emocionale. Në aeroportin e Cyrihut, në orët e hershme të mëngjesit, disa bashkatdhetarë na thanë qartë:

“Edhe falas po të ishte, s’e kisha shkelë tokën e Serbisë.”

Kjo dëshmon se për shumë të tjerë, historia dhe ndjenjat ndaj vendit pritës janë më të forta se sa kursimi financiar.

E vërteta është se mërgimtari, sado që të largojë rrugët, nuk largohet nga atdheu. Shumë prej tyre po bëjnë udhëtime të gjata me vetura – 30 deri në 40 orë rrugë – sepse kështu u del më lirë. Por kjo nuk i ndal. Ata kthehen, çdo vit, për të parë prindërit, të afërmit, fëmijët e tyre të rriten me rrënjë shqiptare.

Pushime të mbara mërgatës sonë. Udhëtimi ju qoftë i mbarë, paçit rrugë të lehta dhe përqafime të ngrohta në atdhe.

SAM24.info

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh