Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

Banesa Ime e Fundit – Llogaria e Përjetësisë

by administrator
16:39 06/06/25
in Aktualiteti, Përditshmëria e Diasporës
Banesa Ime e Fundit – Llogaria e Përjetësisë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on Facebook

Nga: Dashnim HEBIBI

Reflektim pas Namazit të Kurban Bajramit në Preshevë

Preshevë, 06 qershor 2025 – Shpesh, ngarkesa e përditshmërisë na merr mendjen, na lodh zemrën dhe na largon nga ajo që është më e vërtetë: se një ditë do të ndahemi nga kjo botë. Puna është jetë, dhe kjo është e ditur. Punojmë, dëshirojmë, mundohemi të shtojmë pasurinë — edhe kjo është normale. Por, përveç kësaj, duhet ta kujtojmë edhe përditë vdekjen. Sepse ajo nuk është vetëm fund, por kujtesë dhe përgatitje për një fillim tjetër: përjetësinë.

Kam dëgjuar dhe lexuar se të menduarit për vdekjen të bën më të ndërgjegjshëm, të forcon llogarinë e shpirtit — atë që nuk shlyhet. Në këtë frymë, pas namazit të Kurban Bajramit, u nisa drejt varrezave të qytetit tim, Preshevë, pa asnjë plan — vetëm i shtyrë nga ana shpirtërore që më tha: shkruaj, mos e censuro atë që ndjen. Dhe kështu bëra.

Ecja drejt heshtjes – Reflektimi i parë

Pas faljes së namazit, qytetarë të shumtë, si çdo vit e si çdo festë, u nisën drejt varrezave për të vizituar të dashurit e tyre të ndjerë. Unë nuk dua të flas për vetë aktin e vizitës, sepse nuk jam përgjegjës për askënd. Dua të ndalem te vetja, te ndjesia ime. Dhe pastaj, ndoshta, këtë që ndjeva unë do ta ndjejnë edhe shumë të tjerë si unë.

Ecja nëpër rrugët e qeta të varrezave, me hapa të lehtë, sikur të mos i bezdisja ata që tashmë prehen atje. E dija — kjo është banesa ime. Varreza me rregulla ku nuk mungojnë as dritat moderne, gjelbërim dhe është personi përgjegjës që përkujdeset. Ju lumtë kryesive të kaluara dhe të tashmës, por edhe qytetarëve që i kanë pranuar rregullat e që janë shumë të mira. Aty do të pushojnë eshtrat e mi, trupi im do të bëhet dhe. E dimë që askush nuk e pëlqen këtë temë. Është e ftohtë, është si akulli. Por ndërgjegja më tha: këtu do të jesh një ditë. Mos harro.

Varret – Njësoj për të gjithë

Pashë me sy varre të ndryshme, por të gjitha të ngjashme në thelb.

A ishte i pasur, apo i varfër? A kishte shumë shkollë, apo jo?

Të gjitha janë të njëjta. Dhe kjo është drejtësia e jetës. Asnjë privilegj nuk të ndjek përtej dheut.

Në varrezat e qytetit tim, Preshevë, çdo gjë është punuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Nuk mungon asgjë që duhet për një vend ku qetësia është e shenjtë. Edhe varrezat janë pjesë e kulturës së një populli. Qetësia, respekti, sjellja e qytetarëve – të gjitha ishin si një mësim i heshtur për shpirtin tim.

Nëna dhe Tezja – Lule mbi dheun e dashurisë

U luta te varri i nënës time dhe i tezes sime Xhemile, që është afër saj. Tezja ime, që nuk e gezoi Zoti me fëmijë, por që më deshi mua si djalin e saj. Preka dheun mbi nënën, dhe të njëjtën bëra mbi varrin e tezes. Dhe lutjet i ndava barabar.

Më shihte qielli i nxehtë, me rrezet që i binin mbi petalet e luleve që ishin mbjellë rreth varreve. Më dukej se dielli nuk ishte më i ngrohtë se malli për nënën. Fryma e saj, edhe sot e dëgjoj, e ndjej si melodi. Si një ilaç që shëron çdo emocion, çdo dhimbje, çdo zbrazëti. Edhe pse isha i ndarë nga ajo fizikisht, në shpirt e mbaja pranë.

Xhamia, besimi dhe drita që udhëheq

Respekt i veçantë për xhaminë e Preshevës, Xhaminë e Madhe “Ebu Bekër es-Sidik”, që përherë ka dhënë këshilla të vlefshme për këtë jetë dhe për tjetrën. Nga fillimi e deri më sot, ajo ka qenë dritë për qytetin.

Imami i saj, Sevdail Jakupi, është jo vetëm teolog, por edhe patriot i dëshmuar.

Ka shkruar libra dhe ka bërë hulumtime empirike me qytetarët e kësaj ane. Ligjëratat e tij janë me tematika aktuale dhe për këtë arsye xhamia është gjithmonë e mbushur me të rinj.

Ligjëratat e tij tërheqin të rinjtë, sepse flasin për realitetin e jetës, të fesë, traditës, çështjes kombëtare me gjuhën e shpirtit. Edhe kjo vizitë po sjellim për ju lexues përmes sam24.info, ky reflektim, është fryt i udhëzimit shpirtëror që kam marrë ndër vite në këtë xhami. Por këtë herë, nuk po ndalem te ligjëratat. Po ndalem te vetja ime. Sepse vetja është pasqyra më e sinqertë kur je përballë dheut që flet pa zë.

Jeta – Një vrap drejt fundit

Eh, jeta… Vrapo, vrapo, e një ditë ndalesh. Edhe atëherë kur nuk e pret. Mbyllet një perde. Ajo perde mund të jetë e njollosur, mund të jetë kadife. Mund të ketë pasur vetëm zë, por nëse ka lënë gjurmë, atëherë është një jetë që ka vlejtur.

Mësimet, ndjesitë, kujtimet – janë thesaret që mbesin. Jo pasuria, jo fama, jo pozita. Egoja, zilija, oportunizmi – janë sëmundje që pak kush i sheh, por shumë i bartin. Dhe janë ato që na zbrazin konton e përjetësisë.

Duke u ndarë nga varrezat, mbajta me vete jo vetëm dhimbjen, por edhe një kujtim që do të më udhëheqë: jeta nuk është garë për pasuri materiale, por për pasuri shpirtërore. Egoja, zilija, oportunizmi janë sëmundje që pak njerëz i pranojnë.

Llogaria që nuk shuhet kurrë

Pushoni të qetë ju të gjithë që jeni në këto varreza. Shpirti juaj bëftë dritë në përjetësi. Sa për mua – unë do të vazhdoj të punoj. Të punoj për atë llogari që nuk shlyhet. Për atë që e marr me vete. Llogaria e përjetësisë.

Sepse në fund të fundit, ne nuk e dimë kur është data jonë e caktuar. Por mund të përgatitemi. Me vepra, me lutje, me kujdes për të tjerët. Me dashuri dhe përulësi. Dhe kur të vijë koha, dua që të jem aty – në atë vend të shenjtë, në varrezat e qytetit tim, pranë nënës dhe tezes, pranë dashurisë së pastër që më shoqëron në jetë dhe në përjetësi.

E unë dua të mbush llogarinë e përjetësisë, sepse vetëm ajo na shoqëron në banesën e fundit. Të gjitha të tjerat mbeten pas.

Edhe…

Në këtë botë që gjithnjë na shtyn të vrapojmë pas më shumë pasurie, më shumë titujsh, më shumë emrash, harrojmë të ndalemi. Harrojmë të shikojmë nga fundi që na pret të gjithëve. Harrojmë se përveç llogarisë së kësaj bote, ekziston edhe një llogari tjetër — ajo e përjetësisë.

Nuk është e lehtë të mendosh për vdekjen.

Është e ftohtë, është e heshtur, është e padëshiruar. Por ajo na mëson jetën më mirë se çdo leksion. Na bën më të vërtetë, më të përulur dhe më të ndërgjegjshëm për vendin tonë në këtë botë.

Le të jetë ky tekst një ftesë për reflektim. Një ftesë për t’u kthyer nga vetja dhe nga Zoti. Një ftesë për të mbushur llogarinë e shpirtit me vepra që vlejnë. Sepse e vetmja pasuri që marrim me vete është ajo që kemi mbjellë me dashuri, me ndershmëri dhe me besim.

SAM24.info

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh