POSTIMET E FUNDIT

Bajram Begaj uron Trump për fitoren: Shqipëria vlerëson miqësinë, pres të forcojmë bashkëpunimin

Presidenti i Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, z. Bajram Begaj, uroi sot Donald Trump për fitoren në zgjedhjet Presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një mesazh të posaçëm të postuar në platformën X, Presidenti Begaj u shpreh se pret të forcojë me tej bashkëpunimin, duke theksuar se Shqipëria vlerëson miqësinë e gjatë dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Urime për fitoren në zgjedhje, @realDonaldTrump!

Shqipëria vlerëson miqësinë tonë të gjatë dhe partneritetin strategjik, dhe unë pres që ta forcojmë më tej këtë bashkëpunim të ngushtë”, – shprehet Begaj, në mesazhin e urimit.

 

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB