1.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Avokatja Venkateswari: Do të vërtetohet pafajësia e Jakup Krasniqit

Duhet ti lexosh

Avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra, ka deklaruar se rruga drejt drejtësisë për klientin e tij, Jakup Krasniqin ka qenë e gjatë dhe plot sfida. Ajo thotë se drejtësia do të triumfojë dhe se aktgjykimi përfundimtar do të vërtetojë pafajësinë e Krasniqit.

“Duhet të pranohet se kanë kaluar pothuajse katër vjet e gjysmë që nga arrestimi i klientit tim, duke përfshirë një fazë paraprake dhe dy vite të plota që nga fillimi i gjykimit. Gjatë gjithë kësaj periudhe, Mbrojtja ka qëndruar e palëkundur në përkushtimin e saj ndaj së vërtetës dhe drejtësisë”, ka thënë avokatja Venkateswari.

Avokatja thotë se që nga fillimi i gjykimit, strategjia e tyre ligjore është bazuar në fakte, ligj dhe integritet. Gjatë gjithë çështjes së Prokurorisë, kanë mbrojtur dhe vërtetuar në mënyrë të vazhdueshme qëndrimet e paraqitura në deklaratën e tyre hyrse hyrëse. Këto qëndrime mbeten të pa lëkundura.

“Meqenëse rasti i Prokurorisë po i afrohet përfundimit zyrtar në ditët në vijim, ne do të vazhdojmë me hapat e ardhshëm procedurale, siç përcaktohen në Rregullore. Jemi të përkushtuar që këto hapa të përfundohen pa vonesa, në mënyrë që Aktgjykimi përfundimtar të jepet sa më shpejt të jetë e mundur. Ne mbetemi të vendosur në bindjen tonë se drejtësia do të triumfojë—dhe se aktgjykimi përfundimtar do të vërtetojë pafajësinë e z. Krasniqi”, ka deklaruar avokatja e Jakup Krasniqit, njofton rtk.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit