POSTIMET E FUNDIT

Atletico Madridi në fund ka barazuar me rezultat 4:4 me Barcelonën

Një ndeshje për t’u mbajtur mend mes Barcelonës dhe Atletico Madridit, në kuadër të gjysmëfinales së parë të Kupës së Mbretit.

Ndeshje me kthesa të mëdha në rezultat.

Ndeshje e luftuar deri në frymën e fundit.

Tetë gola në një ndeshje spektakolare që mbajti tifozët në ankth deri në sekondën e fundit të ndeshjes.

Atletico e nisi furishëm, për 6 minuta shënoi dy herë në portën e Barcelonës, duke iu falënderuar golave të Alvarezit (1′) e Griezmannit (6’).

Barcelona këndëllet brenda pak minutave duke barazuar (2:2) me golat e Pedrit (19’) e Cubarsit (21’).

Në minutën e 41-të, Martinez ka shënuar për 3:2 dhe Lewandowskj në të 74-tën për 4:2 në të mirë të Barcelonës. Atletico si gjithmonë e rrezikshme, shënoi golin e tretë përmes Llorentes në minutën e 84-të.

Në minutën e 90+3 Sorloth i Atleticos ka barazuar rezultatin 4:4.

Ndeshja e kthimit luhet në Madrid dhe pritet të jetë tejet e fortë në luftë për të siguruar biletën për në finalen e madhe. / K.Goca

 

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB