Qazim Zejnaj jeton e vepron në Zvicër. Atdhetar me plot kuptimin e fjalës. Kurrë nuk është ndal e as që do të ndalet për ta thënë të vërtetën, pavarësisht a i pëlqen dikujt apo jo. Këto ditë me familjen e tij po qëndron në Malta dhe thotë fjalët më të mira për këtë shtet duke parë se gjithçka është në rregull.
Ai së bashku me djalin e tij Dukagjinin që është i lindur në Zvicër, kanë vendosur që për disa ditë të vizitojnë Maltën. Babë e mirë, ku ka më mirë, na tha ndër të tjera, z.Zejnaj. Kjo foto dëshmon edhe njëherë, se fëmijët e mërgmtarëve tanë janë të lidhur me familjarët e tyre dhe do të vazhdohet kjo e mirë, brez pas brezi. Padyshim, se së shpejti do të jenë edhe në Kosovë në ate tokë të bekuar e shumë të dashur, siç thotë gjithmonë, Qazim Zejnaj, gazetari, publicisti i fjalës së lirë.
helveticALforum