
Nga Dr.Sali Sefa, ish-Konsull i Republikës së Kosovës në Cyrih
Familja e Mehmet dhe Fahrije Bejtës nga Prapashtica është njëra ndër familjet që lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë e rezistencës dhe humanizmit para dhe gjatë okupimit të Kosovës. Sakrifica e tyre, e mbështetur në traditën e dhimbshme por krenare të familjes Bejta, u bë shembull i gjallë i dashurisë për atdhe dhe liri.
Historia e familjes Bejta:
Në Janarin vitit 1921, familja Bejta përjetoi një masakër të rëndë kur 47 anëtarë të Familjes së saj u vranë nga forcat serbe. I vetmi i mbijetuar ishte Syla.
Syl Bejta, babai i Mehmetit, i cili atëherë ishte vetëm fëmijë. Ai u rrit jo në shtëpinë por tek halla e tij, deri sa familjes iu kthyen pronat dhe shtëpia e djegur u rindërtua.
Kjo ngjarje mbeti plagë e pa sheruar, por edhe burim force për gjeneratat që pasuan.
Kontributi i Mehmet Bejtës:
Në vitin 1993, Veq kishte filluar organizimi i shëndetësis paralele në Kosovë,gjegjësisht organizimi paralel i shëndetsisë për Komunën e Prishtinës !
Ishin hartuar plane për hapjen e shumë ambulacave paralele për ta mbuluar dhe ruajtur shëndetin në Kosovë!
Në një takim organizuar me bashkfshatarët e Prapashticës, udhëhequr nga Dr.Bajram Tahiri dhe unë Dr. Salih Sefa, zyrtar i kohës në organizimin e shëndetësisë paralele dhe ish i burgosur politik,kishim planifikuar hapjen e një ambulante në Prapashticë !
Fillimisht ishte paraparë që ambullanta të funksiononte në shkollën e fshatit, por mungesa e hapësirës dhe për shkaqe tjera e bëri të pamundurën!
Në atë takim, ku kishte edhe shumë bashkfshatarë tjerë,duke vrejtur se po rrezikohet hapja e ambullantës,Mehmet Bejta vullnetarisht u Deklarua se:“Unë e lëshoj katin e parë të shtëpisë sime për ambullantë.“
Vendimi i Mehmetit nuk ishte aq i lehtë kur dihej se çfar pasoja mund ta pritnin!
Edhe atëherë edhe tani unë Salih Sefa mburrem me atdhedashurinë,guximin dhe vendosmërinë e bashkfshatarit tim Mehmet Bejta.Kështu që shtëpia e tij u shndërrua në ambulancën e Prapashticës, ose me mirë e sakt të them ambullanta e Malësisë së Gallapit e cila funksionoi si pjesë e institucioneve paralele në Kosovë,duke ofruar mijra shërbime dhe kujdes shëndetësor për popullatën e kësaj ane deri në prill të vitit 1999.
Në këtë ambulancë shërbente edhe njëra nga vajzat e Mehmetit, Hanife Bejta e diplomuar në mjekësi, ajo ofroj kujdes shëndetësor për pacientët jo vetëm brenda shtëpisë së saj por edhe sherbime shtepiake te pacientve në malësinë e kësaj ane,deri atëherë kur Hanifja kalon në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke ndihmuar si ushtarët e UÇKsë ashtu edhe popullsinë civile!
Roli i Fahrije Bejtës,bashkëshortës së Mehmetit, e cila ishte krah për krah dhe në çdo hap bashk me bashkshortin e saj!Ajo ndihmonte dhe furnizonte ekipin mjekësor dhe shpesh edhe pacientët me ushqime,gatuar dhe pregaditur nga duart e saja por,edhe me gjëra të tjera të nevojshme e të domosdoshme.
Njëkohësisht Fahrija,vrojtonte rrugën kryesore që kalon nga Prapashtica për në Serbi,rruga kalonte pranë shtëpisë së tyre, ndërsa Nëna Fahrije përcillte çdo lëvizje të policisë dhe ushtrisë serbe, duke vënë në rrezik jetën e saj, familjen e saj për sigurinë e të tjerëve.
Me një fjalë Fahrije Bejta ishte „Syri magjik“i të gjitha lëvizjeve që hynin nga Sërbia në Kosovë!
Ambulanca e Prapashticës funksionoi deri në prillin e vitit 1999, kur forcat serbe dëbuan banorët dhe vendosën policinë e ushtrinë e tyre në fshat,ata,serbët,duke e ditur veprimtarinë atdhetare të Familjes Bejta , shtëpia dhe Familja Bejta ishte halë në sy për sebët ,gjat një kontrolli, pasi në shtepi nuk gjejnë familjarët,shtepia e Familjes Bejta,u dogj nga okupatori serb si akt hakmarrjeje ndaj qëndresës dhe sakrificës së tyre.
Trashëgimia dhe vazhdimësia:
Familja Bejta dha kontribut të madh edhe me fëmijët e saj:Dy djem të Mehmetit ishin pjesëtarë të UÇK-së, ndërsa Hanifja njëra nga vajzat ishte e angazhuar në shërbime mjekësore për ushtarët e UÇKsë dhe popullsinë civile!
Respekt të pakufi për të gjitha familjet tona atdhetare !
Respekt për Fahrije dhe Mehmet Bejta!