1 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

Ardita Sinani: Shqiptarët e Luginës së Preshevës Fitojnë të Drejta Pronësore në Kosovë

Duhet ti lexosh

Kryetarja e Preshevës Ardita Sinani ka bërë të ditur se sot kanë hyrë në fuqi ndryshimet në Ligjin për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj, sipas të cilit shqiptarët e Luginës fitojnë të drejta pronësore në Kosovë.

Në një postim në Facebook, Sinani ka shkruar se sot është një ditë e veçantë për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që jetojnë në Republikën e Kosovës.

“Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve në Ligjin për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj, bashkëkombasit tanë tani kanë të drejtë të jenë titullarë të të drejtave pronësore në territorin e Republikës së Kosovës, sipas kushteve të përcaktuara nga ligji. Ky vendim është një hap shumë i rëndësishëm për lehtësimin dhe mbështetjen e qytetarëve tanë”, ka shkruar Sinani në Facebook.

Ajo ka falënderuar kryeministrin Albin Kurti, ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët bënë të mundur miratimin dhe zbatimin e këtij ndryshimi.

“Ky akt tregon përkushtimin e Kosovës për të mbështetur të drejtat e bashkëkombasve tanë. Ky vendim jo vetëm që lehtëson jetën e shumë qytetarëve, por edhe forcon lidhjet tona kombëtare dhe shpreh solidaritetin midis shqiptarëve kudo që janë”, ka shkruar tutje Sinani.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit