Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Përditshmëria e Diasporës

Ardian Ramadani nga Kumanova, emërohet ambasador i Francophonia-s për Maqedoninë e Veriut

by administrator
10:08 10/08/25
in Përditshmëria e Diasporës
Ardian Ramadani nga Kumanova, emërohet ambasador i Francophonia-s për Maqedoninë e Veriut
0
SHARES
4
VIEWS
Share on Facebook

Organizata “Francophonia”, si misionare dhe aktore e përkushtuar në komunitetin edukativo-arsimor dhe kulturor frëngjishtfolës, me seli në Nicë (Bregu i Azurit)- Francë, si dhe drejtori i saj, Jan Librati, me ekipin e tij, që merren me aktivitete që kryesisht promovojnë Frankofoninë përmes edukimit dhe vlerave të solidaritetit, hapjes dhe ndërkulturalitetit, përmes frëngjishtes, si gjuhë e përbashkët, për të zbuluar dhe ndarë kulturat e botës, e kanë emëruar Ardian Ramadanin ambasador të kësaj organizate për Maqedoninë e Veriut.

Frankofonia, si vendtubim i shumë shteteve frankofone, është një qendër për projekte që bashkojnë komunitetet edukativo-arsimore përmes përvojave edukativo-arsimore dhe ndërkulturore, kushtuar drejtorëve, profesorëve, ligjëruesve, hulumtuesve, studentëve e kështu me radhë. Fushëveprimi i kësaj organizate bëhet nën moton “Të mësojmë nga të gjithë, të dimë së bashku”.

Përndryshe, Ardian Ramadani ka lindur më 30 nëntor 1983 në Kumanovë. Shkollën fillore e ka mbaruar në fshatin Opajë, komunën e Likovës, ndërsa të mesmen në gjimnazin e Kumanovës. Studimet universitare i ka mbaruar në Univer¬sitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, në Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Frënge, si student i dalluar. Ka mbaruar studimet pasuniversitare me sukses, në kuadër të Fakultetit të Administrimit Publik dhe Shkencave Politike në Univer¬sitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, drejtimi i studimeve të diplomacisë dhe Shkencave politike, ku ka mbrojtur temën e magjistraturës me titull “Franca dhe diplomacia franceze në periudhën e Risheljesë, shteti-komb dhe doktrina Raison d’État”, e me këtë rast ka marrur titullin magjistër i Studimeve të Diplomacisë dhe Shkencave Politike.

Nga viti 2003 gjer më vitin 2007 ka punuar si profesor i gjuhës frënge në gjimnazin e Kumanovës. Në vitin 2005 ka qenë deputet i Maqedonisë në Parlamentin Frankofon të të Rinjve në Bruksel. Nga 2007 gjer më 2010 ka qenë profesor i gjuhës frënge në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, ndërsa nga viti 2010 e gjer në fundvitin e 2011 ka punuar si Sekretar i Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

Në vitin 2011 qenë ligjërues i lëndës së Marrëdhënieve ndërkombëtare në Akademinë Diplomatike Shqiptare. Nga 2011 gjer më 2012 ka qenë profesor i gjuhës frënge në shkollën e mesme komunale-gjimnazin e Kumanovës “Sami Frashëri. Më 2012 ka qenë pjesëmarrës aktiv në ligjëratat e shkollës politike “Nënë Tereza”, në kuadër të Qendrës për Krijimin e Politikave Publike dhe i certifikuar me certifikatë nga Shkolla Politike “Nënë Tereza” në Shkup, mbështetur nga Këshilli i Evropës, cikli i vitit 2012 i Shkollave për Studime Politike në Këshillin e Evropës dhe pjesëmarrës në Forumin për Demokraci në Këshillin e Evropës në Strasburg.

Në vitin 2014 ka qenë pjesëmarrës në programin e Universitetit të Paqes “Beteja për lirinë”, në Kaen-Normandi të Francës, e poashtu edhe në vitin 2015, në programin me temë “Negocimi për paqe”, i shpërblyer në të dyja rastet me certifikatë. Ka marrë pjesë aktive si pjesëmarrës në Akademinë e Gjashtë Politike për Demokraci Sociale, organizuar nga Fondacioni Fridrih Ebert, zyra Shkup, nga Instituti për demokraci sociale “Progres” në Shkup dhe nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme, Prishtinë, Kosovë, i shpërblyer me certifikatë CUM LAUDE .

Gjer në gusht të vitit 2015 ka qenë mësimdhënës i gjuhës frënge në shkollën e mesme mjekësore në Kumanovë. Nga shtatori i vitit 2015 deri më shtator 2017 ka punuar si përkthyes në Misionin Ushtarak të Ambasadës së Francës në Shkup, në cilësi të përkthyesit në Misionin e Mbrojtjes. Nga shtatori 2017 e deri më sot, ai është përkthyes personal në shqip dhe frëngjisht i ambasadorit të Francës në Shkup, mandej përkthyes në shqip dhe frëngjisht në Institutin Francez në Shkup, si dhe profesor i gjuhës frënge në Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve, në ministritë e ndryshme në shtetin tonë, i angazhuar në tërë këto aktivitete nga Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Shkup.

Ndërsa, nga dhjetori 2019 e deri më sot, ai është i angazhuar edhe në Institutin e Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Shkup, në departamentin e Holokaustit, në cilësi të asistentit hulumtues. Është tejet aktiv me përkthime si përkthyes gjyqësor në gjuhën frënge, shqipe dhe maqedonase, ndërsa shquhet edhe si kolumnist dhe publicist i rregullt.

Ardian Ramadani është autor i pesë librave gjer më tani, recensent dhe redaktor i disa librave, si dhe autor i rregullt i shumë shkrimeve, artikujve dhe analizave nëpër ueb-portale të ndryshme, revista dhe gazeta të përditshme shqiptare në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë, të shkruara dhe elektronike. Ardian Ramadani jeton në qytetin e Kumanovës., transmeton opentv.

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh