Sot, më 21 qershor në qytetin shumëkulturor të Kreuzlingen-it, Ansambli „TROJET“ ngjiti me krenari skenën e manifestimit ndërkombëtar, përkrah 40 komuniteteve nga mbarë bota. Me veshjet tona tradicionale, me ritmin e pandalshëm të valleve shqiptare dhe sharmin e veçantë artistik, sollëm fuqishëm identitetin tonë kombëtar në një atmosferë ndërkombëtare.

Një pjesë e grupit artistik përformoi një valle përfaqësuese me elegancën dhe pasionin që na dallon, ndërsa këngëtarja jonë e talentuar, Marisa Zeneli, i dha shpirt dhe emocion skenës me interpretimin e këngës “Baresha”.

Valltarët tanë hijeshuan edhe paradën qytetare, duke magjepsur publikun me ritmin e muzikës sonë dhe bukurinë e kostumeve tradicionale shqiptare.

Vlen të përgëzohet veçanërisht komuniteti shqiptar në Kreuzlingen, nën udhëheqjen e veprimtarit të përkushtuar Avni Avdyli, i cili me shoqërinë dhe familjen e tij organizuan me përkushtim dy stenda që prezantonin pasurinë tonë kulturore. Vizitorët u mahnitën me turizmin, veshjet, zakonet dhe ushqimet tona tradicionale – ku flija dhe byreku përgatiteshin aty për aty me dashuri shqiptare.

Ishte një ditë e jashtëzakonshme krenarie, bashkimi dhe arti. / Nga Ansambli Trojet

#AnsambliTROJET#KulturaShqiptare#Kreuzlingen2025#Baresha#ValljaShqiptare#KomunitetiShqiptar#Flija#TraditaVazhdon
SAM24.info