Një udhëtim artistik dhe kulturor në shërbim të trashëgimisë shqiptare Sot, Ansambli i Këngëve dhe Valleve “TROJET” feston 12 vite rrugëtim të përkushtuar në ruajtjen dhe promovimin e kulturës shqiptare në mërgatë. Ky përvjetor përfaqëson më shumë se thjesht një datë — është dëshmi e një pune të palodhur, dashurie për artin dhe përkushtimi ndaj vlerave tona kombëtare.
Me mbi 90 anëtarë aktivë në tri grupmosha, “TROJET” është shembull i gjallë i edukimit kulturor ndër breza
Me përgatitje sistematike dhe angazhim profesional, kemi arritur të sjellim në skenë identitetin tonë kombëtar përmes këngës, valles, kostumeve tradicionale dhe lojërave popullore. Gjatë këtyre viteve kemi marrë pjesë në dhjetëra aktivitete kulturore në Zvicër dhe jashtë saj, përfshirë Festivalin Shqiptar në Detroit (SHBA, 2019).
Sfida nuk kanë munguar, por dashuria për kulturën shqiptare ka qenë gjithmonë forca jonë lëvizëse. “TROJET” ka qenë gjithmonë një derë e hapur për artdashësit dhe një urë lidhëse mes brezave. Misioni ynë mbetet i pandryshuar: të ruajmë dhe të përcjellim trashëgiminë tonë kombëtare me krenari. Faleminderim i veçantë për të gjithë anëtarët që japin shpirtin në çdo paraqitje, si dhe për ata që ndër vite kontribuan në këtë rrugëtim.
Mirënjohje për prindërit, familjet, miqtë, bashkëpunëtorët dhe sponsorët që qëndrojnë gjithmonë pranë nesh. Një falënderim i posaçëm edhe për institucionet shtetërore dhe mediat shqiptare që kanë mbështetur dhe promovuar misionin tonë. Në emër të Kryesisë dhe ekipit artistik të ansamblit, ju falënderojmë nga zemra për besimin dhe mbështetjen. Le të vazhdojmë së bashku të kultivojmë dhe të ndajmë me botën artin tonë të çmuar.
Gëzuar 12-vjetorin, “TROJET” – burim frymëzimi kombëtar dhe krenari për gjithë diasporën shqiptare!SAM24.info
Cookies
Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.
Functional
Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes.The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.