Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Gruaja Shqiptare e Diasporës

Angela Kosta zëri goditës dhe i fuqishëm në panoramën bashkëkohore letrare

by administrator
22:29 31/03/25
in Gruaja Shqiptare e Diasporës, Përditshmëria e Diasporës
Angela Kosta zëri goditës dhe i fuqishëm në panoramën bashkëkohore letrare
0
SHARES
13
VIEWS
Share on Facebook

/ Nga Dr Pier Carlo Lava (Editor dhe menaxher në Alessandria Today)/

“Angela Kosta konfirmon zërin e saj poetik si më i godituri dhe më vibruesi shpirtërisht në panoramën bashkëkohore, me vargje të cilat “hetojnë” shpirtin, tejkalojnë terrin dhe sjellin një fragment të së vërtetës”.

VËSHTRIM:

Në poezinë “TRANSHENDENCË”, Angela Kosta, autore me vlerë e medias Alessandria Today, na çon në një udhëtim të spikatur dhe shqetësues drejt kufijve të ndërgjegjes, ku materia shpërbëhet dhe qenia përballet me zbrazëtinë, mungesën dhe të vërtetën përfundimtare të ekzistencës. Poezia hapet me një vëzhgim të dhimbshëm, por të kthjellët: “Njerëzit kurrë nuk ndalojnë së kërkuari të pamundurën…” – dhe pikërisht nga këtu poezia merr vrull, duke u përballur me furinë e jetës bashkëkohore si një impuls i verbër dhe i pandalshëm drejt asaj çka nuk mund të arrihet. Ka një tension të vazhdueshëm, një luftë midis kujtesës dhe të tashmes, midis dëshirës dhe zhgënjimit, të cilat Angela Kosta i paraqet me imazhe të fuqishme dhe pothuajse kozmike.

Vargjet kthehen në një meditim, i fokusuar mbi brishtësinë, mbi rrezikun e përhumbjes së plotë në kohën dhe mjegullën e harresës. Shpirti i protagonistes, pothuajse një dyshe poetike e vetë autores, përshkruhet si i pezulluar, i zhdukur, patrup, i paaftë për të vepruar, për të ndjerë, për të reaguar. Metaforat janë potente dhe të dhimbshme: “nuk ke më duar për të prekur as një rreze dielli”, “nuk ke më frymë, as fjalë”.

Atëherë, poezia bëhet një rrëfim ekzistencial i shpërbërjes, një histori simbolike e humbjes së kontaktit me botën, me trupin, me mundësinë e shpagimit. Megjithatë, kjo humnerë nuk është dëshpërim në hir të vetvetes, pasi është pranim, është vetëdije: protagonistja e kupton dhe e pranon që nuk ka më rrahje zemre, sepse “shpirti i saj nuk i përket më kësaj bote”. Pikërisht ky është kulmi i momentit të trashedencës së vërtetë: kalimi nga një gjendje në tjetrën, nga mishi në shpirt, nga zhurma në heshtje, nga vullneti në shkëputje.

Angela Kosta arrin ta transformojë me mjeshtëri dhimbjen e fundit të ekzistencës me një vrull të pandalur drejt lartësisë, drejt asaj strehe që nuk ka konture, por që ndoshta ka kuptim.

Poezia e sa, intensive, e rafinuar, pothuajse mistike, lëviz midis filozofisë dhe vizionit, dhe i lë lexuesit një ndjenjë pezullimi dhe respekti për atë që nuk mund të shpjegohet: misterin e të qenit dhe të mos qenit më.

TRASHEDENCË 

Njerëzit nuk reshtin kurrë së kërkuari të pamundurën…

nuk ndalen…

me frenezi sfidojnë vetë ekzistencën…

në kundërshtim me rrymat e epokës,

janë në kërkim të atyre copëzave lumturie, vezulluese në galaksinë e kujtimeve të përjetshme. Dhe mjafton vetëm një moment,

një sekond që gjithçka të ndalet

e çdo gjë kthehet në pluhur…

Hemisferat e kohës

zhduken në humbëtirë

pa lënë qoftë edhe një gjurmë të vetme,

ndërsa ti mbetesh pezull në ajër

pa mundur të vësh këmbët në tokë…

përhumbesh në hapësirën e panjohur,

zhytesh në mjegullën e harresës.

Nuk ke më sy

për të identifikuar horizontin

ku ka gjetur strehë karma jote,

nuk ke më veshë të dëgjosh tingujt

dikur të ëmbël të zërit tënd, tashmë pa nota,

nuk ke më duar që me majat e gishtave të prekësh qoftë edhe një rreze dielli,

e vetëdijshme se çka do të të shpjerë në sipërfaqe.

E nuk ke më krahë të fluturosh drejt shpëtimit,

nuk ke më këmbë

të hedhësh e sigurt hapat drejt atij caku

që fundos në greminë të dlirën jetë.

Nuk ke më as frymë,

të mbushësh me oksigjen mushkëritë e botës,

nuk ke më as fjalë

të ndryshosh sadopak atë që nuk ka kthim

dhe në fund e kupton dhe e pranon

që nuk ke më forca,

nuk ke më rrahje zemre të jetosh

sepse shpirti yt nuk i përket më kësaj bote…

helveticALforum.ch

 

 

 

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh