Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, Sh.S. Angela P. Aggeler, sot (17.12.2024), mbajti një ligjëratë për studentët e Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), në Tetovë. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të përpjekjeve për të forcuar dialogun dhe bashkëpunimin ndërmjet SHBA-ve dhe të rinjve në vend.
Para ligjëratës, ambasadorja Aggeler u prit në një takim nga Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, i shoqëruar nga Prorektorja për bashkëpunim ndërkombëtar dhe hulumtime, Prof. Dr. Besa Arifi.
Rektori Bexheti falënderoi ambasadoren për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve në zhvillimin e UEJL-së, duke theksuar përfitimet nga partneritetet me universitetet amerikane.
„Falënderoj taksapaguesit amerikan për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme jo vetëm në infrastrukturë, por edhe superstrukturë, duke mundësuar që 1/3 e stafit të jenë pjesë e programeve studimore në universitete të ndryshme amerikane dhe të ndërtojnë karrierën e tyre ndërkombëtare”, u shpreh Rektori Bexheti.
Linku i plotë i lajmit: https://www.seeu.edu.mk/sq/information/news-events?id=2830