Ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, Shkëlqesia e Tij, z. Mentor Latifi, mbajti një ligjëratë para studentëve të drejtimit të ekonomisë në Universitetin e Bernës.
Gjatë ligjëratës, studentët shfaqën interesim të madh për temat e trajtuara, duke theksuar rëndësinë e dialogut akademik në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.
Kjo veprimtari u organizua në bashkëpunim me Prof. Valon Hasanaj, si pjesë e përpjekjeve për të nxitur shkëmbimet akademike dhe ndërlidhjen ndërinstitucionale.
Ambasada e Kosovës në Bernë mbetet e përkushtuar në promovimin e dijes dhe bashkëpunimit me institucionet arsimore zvicerane, duke kontribuar në afrimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.