/ Nga: Dahest LUMA, Zürich/
Otelfingen, 05 prill
Në një atmosferë të ngrohtë dhe vëllazërore, këtë të shtunë, më 5 prill, në ambientet e Odës Kërçovare me qendër në Otelfingen të Zvicrës, u zhvillua një takim i rëndësishëm mes Ambasadorit të Paqes, PhD. Dashnim Hebibi, kryeredaktor i qendrës mediale SAM24.info, dhe filantropit të njohur z. Lazim Destani.
Oda Kërçovare, e cila po cilësohet nga shumë veprimtarë shqiptarë si një vatër e vërtetë e bashkimit kombëtar, shërbeu si vendtakim për një bisedë të hapur mbi çështje me rëndësi për komunitetin shqiptar në diasporë dhe më gjerë të mundësuar nga atdhetari i njohur jo vetëm në Zvicër, z.Florim Useini.

Gjatë këtij takimi miqësor, u diskutuan tema që lidhen me zhvillimet aktuale në trojet shqiptare, rëndësinë e angazhimit të diasporës dhe projektet e ardhshme që do të promovojnë vlerat shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Kryeredaktori Hebibi njoftoi se shumë shpejt z. Lazim Destani do të jetë mysafir në Podcastin e SAM24.info, ku do të ndahen me publikun detaje të reja, rrëfime të veçanta dhe ide frymëzuese nga një prej personaliteteve më të respektuara të kombit.
Për më shumë, qëndroni me SAM24.info, platformën tuaj për lajme, intervista dhe analiza që ndërlidhin shqiptarët kudo që ndodhen. Prandaj, ne jemi, Urë kulturash!




