Derendingen, 22 qershor 2025 – Sot, Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Zvicër, z. Rexhep Demiri, zhvilloi disa takime të rëndësishme me mërgimtarë shqiptarë. Prezenca e tij në këto takime ishte një mbështetje domethënëse për organizatorët dhe të pranishmit.
Në një prononcim për sam24.info, ambasadori Demiri foli rreth pjesëmarrjes së tij në Turneun Tradicional Kërçovar 2025, i cili u mbajt në Derendingen, nën organizimin e përkushtuar të Shoqatës Kulturore “Kërçova – Zvicër”.
Një falënderim i veçantë i drejtohet z. Resul Mehmedi, Kryetar i Shoqatës Kulturore “Kërçova”, si dhe gjithë kryesisë për organizimin e shkëlqyer të këtij aktiviteti.
Në këtë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe sportive, Ambasadori Demiri ishte i shoqëruar nga:
Z. Valon Gashi, Sekretar i Parë i Ambasadës së Shqipërisë në Bernë
Z. Vigan Berisha, Shef i Konsullatës së Kosovës në Cyrih
Z. Gjenis Haxhimehmeti, Sekretar i Dytë i Ambasadës së Kosovës në Bernë
Z. Elis Badalli, Drejtor për Diasporë në MPJD
Z. Florim Useini, Kryetar Nderi i Rrjetit të Biznesit të Zvicrës Qendrore
Aktiviteti u karakterizua nga një atmosferë miqësore, sportive dhe bashkëpunuese, ku u takuan shumë dashamirës të futbollit dhe komunitetit kërçovar. Ambasadori ndoqi me përkushtim të gjithë turneun deri në fund dhe pati nderin të ndajë kupat dhe medaljet për ekipet pjesëmarrëse, duke motivuar sportistët dhe inkurajuar pjesëmarrjen e tyre të vazhdueshme në aktivitete të tilla.
Gjatë ditës, ai zhvilloi takime edhe me:
– Z. Fatmir Dehari, Kryetar i Komunës së Kërçovës
– Z. Faik Ademi, afarist i suksesshëm dhe i përkushtuar
– Z. Paskal Spaini, partner i z. Ademi dhe mbështetës i vazhdueshëm i komunitetit
…si dhe me shumë personalitete të tjera që japin kontribut të çmuar në diasporë.
Ambasadori falënderoi për mikpritjen dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së lidhjeve me vendlindjen përmes aktiviteteve të tilla kulturore e sportive, të cilat forcojnë ndjenjën e përkatësisë dhe bashkëpunimit.
SAM24.info
Kukitë na ndihmojnë të ofrojmë përvojën më të mirë në faqen tonë të internetit. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin e kukive.
Funksional
Always active
Ruajtja ose qasja teknike është rreptësisht e nevojshme për qëllimin legjitim të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë të qartë nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi nëpërmjet një rrjeti komunikimesh elektronike.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose qasja teknike që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore.The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.