Në kuadër të analizës për Parqet Industriale dhe Teknologjike, kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, mirëpriti në një takim ekspertët ndërkombëtarë Felix Schwickert dhe Bjoern Vogler nga German Economic Team (GET), të cilët veprojnë në bashkëpunim me KIESA dhe ekspertë vendorë.
Ky takim kishte për qëllim diskutimin mbi hartimin e udhëzuesit profesional për menaxhimin dhe administrimin e parqeve industriale, në përputhje me Ligjin për Parqet Industriale dhe Teknologjike.
Kryetari Aliu theksoi rëndësinë e këtij procesi për krijimin e një mjedisi të favorshëm për investime dhe zhvillimin ekonomik në Komunën e Shtimes.
“Gjatë vizitës, delegacioni pati mundësinë të takojë edhe përfaqësues të bizneseve vendore, ku u diskutua për sfidat dhe nevojat e tyre, si dhe për përkrahjen institucionale që mund të ofrohet për rritjen dhe zhvillimin e sektorit privat”, njofton Koumuna e Shtimes.
Kryetari Aliu rikonfirmoi përkushtimin e tij për krijimin e kushteve sa më të mira për zhvillimin ekonomik lokal dhe për mbështetjen e bizneseve të reja dhe ekzistuese në komunë, njofton rtk.