Aliu: Komunës sonë i janë hapur rrugët për bashkëpunim me Gjermaninë

0
SHARES
2
VIEWS

Qemajl Aliu, kryetar i komunës së Shtimes, ka vizituar qytetin Unnan të Gjermanisë për bashkëpunime në fusha të ndryshme në mes të Unnaan dhe Shtimes. Ai theksoi se bashkëpunimi do të vazhdojë dhe se këtë herë ishin me disa sportiste nga Klubi i Volejbollit të Shtimes. Sipas tij, në vitet e ardhshme presin bashkëpunime kulturore.

Ai në “Mirëmëngjesi Kosovë” tha se “vullneti ynë është ta marrim eksperiencën gjermane sepse është një nga më të mirat, model se si funksionon shteti dhe institucioni”.

Ndër të tjera, bëri me dije se “komunës sonë përmes partneritetit i janë hapur rrugët për bashkëpunim me Gjermaninë dhe për mbështetje në të gjitha fushat, e që një nga ato bashkëpunime është edhe shkëmbimi i të rinjve, të rejave, eksperiencave në sport, kulturë dhe art, por edhe pjesëtarët e administratës kemi mundësi t’i dërgojmë për trajnim”, njofton rtk.