Kjo është madhështore, znj. Albulena Cakolli Kqiku që jeton e vepron në Zvicër, u rritë në skenë duke kënduar e vallëzuar me SHKA “Dardania” dhe tash nënë me vajzën e saj dy vjeçe Duena, moderon duke e mbajtur në krah. Mbrëmë më 30.11.2024 ishte 30 vjetori i SHKA “Dardania” dhe u festua kjo datëlindje, por edhe 112 vjetori i shtetit shqiptarë si dhe Dita e Flamurit kombëtar.
Moderimi i saj dha emocione të papërshkrueshme, duke mos e larguar vajzën e saj të vogël, por duke e mbajtur afër vetes, që një ditë të jetë pjesë e Dardanisë. Kështu, do të ruhet gjuha dhe tradita jonë edhe pse jemi larg vendit të të parëve. Shkurt e shqip, ju lumtë!
helveticALforum.ch