Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Krijimtari

Ajo jeton ende

by administrator
22:09 23/10/25
in Krijimtari
Ajo jeton ende
0
SHARES
3
VIEWS
Share on Facebook


Nga Prof.dr. Xhavit LIPAJ, Prishtinë

Isha i vogël kur më vdiq babai,
nuk kuptoja asgjë nga fjala “vdekje”,
por ndjeva një zbrazëti që s’u mbush më kurrë.
Në spital, dhoma ishte bosh,
si një qiell pa yje,
si një mëngjes pa diell.
Lotët rridhnin pa zë,
njerëzit pëshpëritnin lutje,
e unë s’dija për kë luteshin.

Në shtëpi, erdhën shumë gra me shamija të bardha,
me sy që s’dinin ku të shihnin.
Thanë: “Ka vdekur.”
Unë, fëmijë që s’e kuptonte dhembjen,
i thashë nënës:
“Më mirë që vdiq babai, se sa ti.”

Ajo heshti,
si toka kur e përgjakin rrënjët.
Nga ajo ditë, u bë baba dhe nënë.
Me duar të prishura nga puna,
por të arta si drita që lind prej dhimbjes.
Ajo e ngriti jetën mbi gurë,
që unë të ecja mbi dritë.

Punonte për bukë,
punonte për librat e mi,
punonte për ëndrrën që s’e njihte,
por që e shihte në sytë e mi.
Në çdo mëngjes,
kur duart e saj të plasaritura shtrëngonin shpresën,
Zoti shkruante në qiell emrin e saj.

Pastaj erdhi lufta,
ajo plagë e kombit që s’ka mbaruar kurrë.
E morën shkijet, ata që nuk dinë ç’është nënë.
E mbytën trupin,
por jo shpirtin.
Se shpirti i saj ishte i kalitur me dashuri,
me sakrificë, me dritë.

Ajo jeton ende.
Në çdo buzëqeshje që e fsheh dhimbjen,
në çdo dritare ku hyjnë rrezet e mëngjesit,
në çdo fëmijë që përqafon nënën e vet pa frikë.

Sot, unë që jam bërë Prof. Dr. Dr.,
e ndjej si frymon pranë meje.
Çdo arritje, çdo titull, çdo fjalë,
është një lutje që e kthej në qiell për të.
Se ajo, pa ditur ç’është diploma,
më dha mësimin më të madh të jetës:
që njeriu bëhet i madh
vetëm kur ruan shpirtin e vogël të fëmijës brenda vetes.

Ajo është atje lart,
me babain, të qeshur në dritë,
dhe ndoshta i thotë:
“E sheh? Djali ynë e bëri.”

E unë, këtu poshtë,
ende e ndjej frymën e saj në erë,
kur më përkëdhel ballin,
si dikur, në fëmijëri.

Ajo jeton ende.
Jo në varr.
Por në mua.
Në çdo fjalë që shkruaj,
në çdo shpirt që prekem,
në çdo dritë që lind nga dhimbja.

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh