772 milionë euro kanë sjellë gjatë 9 muajve të parë për 2024 emigrantët për të afërmit e tyre. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, remitancat për janar-shtator 2024 janë 95 milionë euro më tepër se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Emigrantët sollën 772 milionë euro për të afërmit e tyre nga janari në shtator të këtij viti.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë një vit më parë po në këtë periudhë shuma e dërguar ishte në nivelin e 677 milionë euro, pra 95 milionë euro më shumë se 9 mujori i vitit të kaluar.
Ndërkohë, vetëm në 3 muajt e fundit korrik-gusht-shtator, emigrantët sollën 262 milionë euro, 29 milionë euro më shumë të ardhura se 3 korrik-shtatori i 2023-it.
Këto të ardhura përbëjnë një burim jetik veçanërisht për familjet të cilat janë të varura nga ndihma e të afërmve.
Marrë nga viti në vit, remitancat kanë shënuar rritje të vazhdueshme, duke kontribuar ndjeshëm në rritjen ekonomike shqiptare. Vetëm në vitin 2022 të ardhurat nga emigrantët ishin në vlerën e 834 milionë eurove, ndërsa në vitin 2023 ato kapën vlerën e 929 milionë eurove. Dërgesat më të mëdha te parave erdhën kryesisht nga shtetet si: Greqia, Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njofton oranews.