Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

620 vjet Lavdi-Homazh Nëpërmjet Artit për Skënderbeun në Zemër të Zvicrës

by administrator
17:51 18/05/25
in Aktualiteti, Përditshmëria e Diasporës
620 vjet Lavdi-Homazh Nëpërmjet Artit për Skënderbeun në Zemër të Zvicrës
0
SHARES
34
VIEWS
Share on Facebook

/ Nga: Dashnim HEBIBI

Bülach, 18 maj 2025– Sot, ashtu siç ishte paralajmëruar, pra të dielën, më 18 maj 2025, në Bülach, Zvicër, Shoqata “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” organizoi ekspozitën kulturore “Gjergji në Art” në kujtim të 620-vjetorit të lindjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Aktiviteti u zhvillua në Grampenweg 5, 8180 Bülach, duke filluar nga ora 11:00, me program artistik nga ora 13:00. Ekspozita ofroi vepra nga artistë të njohur të fushave të pikturës, skulpturës, si dhe një koleksion me foto-kolazhe të muralëve dhe shtatoreve të Skënderbeut në ngulimet arbëreshe. Artistë kishin ardhur nga të gjitha trevat shqiptare, dhe këtë ngjarje e nderuan edhe zonja Shukrije Ramadani, veprimtare e diplomate e cila, në emër të tre ambasadave të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, mbajti një fjalë rasti duke përshëndetur të gjithë të pranishmit dhe vlerësoi lart organizatorët.

I pranishëm ishte edhe z. Valon Gashi, sekretar i parë i Ambasadës së Shqipërisë në Bernë të Zvicrës, dhe z. Vigan Berisha, shef i misionit diplomatik në Konsullatën e Kosovës në Cyrih. Ishin shumë artistë e veprimtarë të shumtë nga e gjithë Zvicra, por edhe nga Gjermania. Z. Florim Useini, kryetar nderi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore, dhe Meti Krasniqi, kryetar i Rrjetit të Miqësisë, u ndanë të kënaqur me punimet që ishin prezentuar dhe me organizimin.

E kryetari i Shoqatës “Gjergj Kastrioti”, z. Agim Pepaj, mundohej që të jetë gjithçka në rregull në çdo detaj. Z. Paulin Zefi, historian, studiues dhe aktivist i njohur, që kishte ardhur nga Shqipëria, mbajti edhe një fjalim me fokus epokën e Skënderbeut.

Me disa nga artistët patëm mundësi të bashkëbisedojmë, si me profesorin e mirënjohur me një biografi të jashtëzakonshme, Mal Myrtaj, që kishte ardhur nga Gjermania, pastaj profesorin nga Kamenica, z. Ahmet Ibrahimi, i cili kishte sjellë me vete dy punime të jashtëzakonshme me plot jetë, kushtuar Kryeheroit Skënderbeu.

Ngjyrat flisnin në gjuhën e vet. Shumë detaje shiheshin dhe vështirë se largoheshin sytë nga ato dy punime që ishin përgatitur enkas për ngjarjen në fjalë.

Profesori Ibrahimi na tregoi edhe për punën e tij që ia kushtoi Skënderbeut, me pamje nga imagjinata e tij — qëndrimi heroik i Skënderbeut e deri te përkrenarja. Nga larg të dukej si foto. Me sa finesë e profesionalizëm, kur dihet se profesori ka një karrierë hiç më pak se 50 vjet punë me shumë përkushtim. “Por nuk po vlerësohet sa duhet puna e mirëfilltë”, na tha profesori.

Punimet e tij dhe shumë punime të tjera ishin me çmime simbolike, kur dihet puna e madhe që kanë bërë, por sa u shiten? Thuajse asnjë. E artistët duhet përkrahur.

Kryetari i shoqatës, Agim Pepaj, me stafin e tij i mirëpritshin të gjithë të pranishmit. Nuk mungoi kafeja, uji “Rugove”, ushqim tradicional dhe gjithçka e mirë e mundshme. Organizimi padyshim se kërkon punë, por Agim Pepaj me miqtë e tij ia doli me shumë sukses.

Takimet e tilla janë të veçanta dhe do t’i përkrahim — na tha ndër të tjera z. Valon Gashi, sekretar i parë i Ambasadës së Shqipërisë në Bernë, ku më tej shtoi:

“Kur sheh gjithë këto punime e profesorë me veprimtari të mbushura me suksese, por edhe artistë të rinj, dëshmon qartë se do të vazhdohet edhe në të ardhmen nga gjeneratat e reja që do të rriten në këtë shtet mik — Zvicra — ndaj figurës më madhore të kombit, Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe të gjitha figurave të tjera.”

Edhe z. Vigan Berisha, shef i misionit diplomatik në Konsullatën e Kosovës në Cyrih, i shoqëruar me z. Valon Gashi, nderoheshin nga të gjithë të pranishmit dhe vlerësoheshin që po i përkrahin këto aktivitete të mërgatës. Programin e moderoi Arben Rexhepi. Këngëtarja Fjolla Berisha dha emocione përmes këngëve të kënduara. Me një program të pasur u prezantua, si gjithmonë, ansambli “Vatra” me qendër në Bülach që dha emocione të forta te të pranishmit.

Prof. kuratori dhe kritiku letrar Ilir Muharremi, në aspektin kritik, i vlerësoi të gjitha punimet që u prezantuan me fjalët më të mira të mundshme. Edhe këngëtari Oliver Dushi këndoi dhe mori duartrokitje nga të gjithë të pranishmit. Pedagogu, pianisti dhe kompozitori Leutrim Aliji ishte i mrekullueshëm. Zonja Ramadani, në emër të tre përfaqësive të ambasadave të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, foli për jetën dhe veprën e Skënderbeut me disa fjalë përshëndetëse. Në fillim u intonua himni kombëtar dhe kënga e Skënderbeut. Fjalën e mori kryetari, i cili falënderoi të gjithë të pranishmit.

Në vazhdim u recitua një poezi e Ismail Kadaresë. Një valle nga ansambli “Vatra” shtoi emocionin. Ilir Muharremi, kurator i ekspozitës, foli rreth saj dhe organizatorit: “Punimet me shpirt. Arti është pasqyra më e pastër e njeriut”. Këngë me sharki, emocione dhe përkushtim.

Paulin Zefi na solli figurën e Skënderbeut më afër me një pjesë historike. Programi artistik vazhdoi përsëri me këngë dhe valle.

Në fund u ndanë edhe disa mirënjohje, dhe në mesin e tyre edhe për Qendrën Mediale Shqiptare SAM24.info për kontributin tonë medial për këtë ngjarje të madhe me rastin e 620-vjetorit të lindjes së Kryeheroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Kjo shoqatë është e njohur gjithandej, sepse rreth saj ka veprimtarë të dëshmuar. Ka për qëllim ruajtjen dhe promovimin e jetës dhe veprës së Skënderbeut përmes aktiviteteve të ndryshme.

Augustin Pergega, artist që kishte ardhur në këtë takim, prezantoi disa punime dhe u nda i kënaqur me organizimin. Edhe piktori i njohur Gëzim Muriqi, me një veprimtari të madhe artistike, u prezantua me disa punime e padyshim i dha peshë të madhe kësaj ngjarjeje. Të gjithë të pranishmit patën mundësi të shohin edhe një punim nga Heroi i Kombit, Agim Ramadani, që e kishte punuar për Skënderbeun me vaj në pëlhurë.

Më la përshtypje profesor Ahmet Ibrahimi, që na tregoi edhe disa fjalë më në detaje për punën që ka bërë për këto dy punime. Skënderbeu shihej me krenari nga alfabeti i punës së profesorit. E nderonin edhe disa studentë të tij që ishin të pranishëm dhe bënin foto kujtimi. E modestia e profesorit njihet – ai, me shumë dashamirësi, i nderonte.

Z. Rafet Ademi, veprimtar i njohur dhe njëherësh edhe artist me shpirt, për të qenë prezent në këtë ngjarje kishte mbledhur pulla postare shumë të vjetra me portretin e Skënderbeut, që patën interesim të madh nga të pranishmit. Programi artistik ishte i pasur, ku nuk munguan edhe të rinjtë mërgimtarë me poezi. Mbetemi me shpresë se gjatë viteve të tjera do të bashkëpunohet edhe më shumë mes artistëve profesionistë, kryesisë së shoqatës dhe afaristëve që punimet të jenë nëpër lokale të tyre, shtëpi e shoqata që veprojnë në Zvicër – që t’i nderojmë profesionistët për të krijuar madhështi të tjera artistike.

Patëm kënaqësinë të flasim edhe me veprimtarë të tjerë nga fusha e letërsisë, si z. Muharrem Blakaj etj, por edhe bamirës e sportistë. Edhe autori i disa librave që kishte ardhur nga Kosova, z. Mërgim Bekteshi, që mbrëmë promovoi librin e tij më të ri me titull: „Kundrime Letrare“ në Konsullatën e Kosovës në Cyrih u nda i kënaqur me organizimin. Jeton Lleshi u prezantua me disa punime, ku ishte i shoqëruar me familjen e tij dhe veprimtarin Esat Halilaj. Edhe veprimtari Nderim Ibrahimi i cili ishte i shoqëruar me Profesor Ahmet Ibrahimi dha fjalë të mira për organizatorët, ndërsa krijuesi e veprimtari Brahim Avdyli realizonte foto nga punimet që ishin prezentuar e modestia e tij shihej në çdo sekond. Ndësa veprimtari, Valbon Begzadi nga Lugina e Preshevës që kishte ardhur enkas nga Gjermania për ta përcjellur këtë ngjarje ai bashkëbisedoi edhe me artistë të shumtë e në veçanti, profesorin Myrtaj duke u njoftuar me situatën në përgjithësi të artistave në këtë kohë të vështirë.

Shkurt e shqip: e përgëzojmë z. Agim Pepaj dhe gjithë kryesinë që, me shumë punë dhe përkushtim, organizuan siç është më së miri këtë ngjarje të madhe — sa që nga oborri i sallës shihej përkushtimi. Këto aktivitete natyrisht duhet të përkrahen edhe në të ardhmen, dhe pse jo, të kontribuojë secili në fushën e vet. Organizatorët kishin përgaditur edhe një buletin me titull Gjergji në Art për nder të 620 vjetorit të lindjes së Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

„Nderime për të gjithë kryesinë e anëtarët, dashamirët që e ndihmuan këtë organizim të shoqatës. Shoqata jonë është e themeluar në vitin 2018 në 550 vjetorin e kalimit në amshim të Kryeheroit tonë të pavdekshëm, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Jemi zotuar për të punuar e nuk do të ndalemi edhe pse kemi angazhimet tona të përditshmërisë. U pa edhe organizimi i sotëm, patëm mbështetje. Shumë faleminderit prej secilit që ka kontribuar, sepse Skënderbeu është i të gjithë shqiptarëve“, na tha z. Pepaj.

SAM24.info

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh