Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Atdheu në objektiv

“5 kërcënimet kritike për ardhmërinë Euroatlantike të Ballkanit Perëndimor, përfshi Shqipërinë dhe Kosovën”

by administrator
08:51 31/12/24
in Atdheu në objektiv
“5 kërcënimet kritike për ardhmërinë Euroatlantike të Ballkanit Perëndimor, përfshi Shqipërinë dhe Kosovën”
0
SHARES
10
VIEWS
Share on Facebook

/ Gjeneral ® Piro Ahmetaj, mesazhe nga Washington, USA/

Me statusin e Ekspertit të Sigurisë Kombëtare, Rajonit dhe NATO-s (pra pa asnjë funksion zyrtar), por më shumë se kurrë më parë i privilegjuar, që isha “i ftuar nderi” nga Instituti i Senatorëve Republikanë McCain & Mark Kirk, Instituti Amerikan për Leadershipin, si dhe Qëndra për Çështjet Globale dhe USA-ICC në Chikago (në datat 15-20 Dhjetor 2024)!

Përveç takimeve me Senatorë dhe Ekspert të Armed Services Committee, përfshi Kryetarin e sapo-nominuar (që merr detyrën në 03/01/2025), Senatorin Republikan Roger Wicker, pata nderin (suprizën e vizitës) të merja pjesë edhe në Sallën e Mbledhjeve të Senatit (Senate Chamber) gjatë diskutimeve për buxhetin e mbrojtjes 2025 (që ështe edhe eksperienca & ekspertiza ime bazë). Gjithashtu zhvillova takime me Z.Paul McCarthy, drejtor i Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) për Rajonin e Ballkanit Perëndimor (sigurisht përfshi R.Sh/Kosovë) si dhe takime me Expert, gjeneral/koleg dhe miq për/me të cilët kam patur privilegjin të punoj ndër vite!

Në takimet e sipër përmendura, pata privilegjin të ndaja përmbledhje mbi: “historinë e përrgjakshme; arritjet, sfidat dhe shpresat nga Trump -2 për paqen, stabilitetin demokratik dhe ardhmërinë euro-atlantike të 6 Ballkanit Perëndimor”. [English = The bloodshed history; straggling achievements, the threats and challenging future of Western Balkan, by taking into consideration at least my hopes from the elected President Trump during his second term”] !

  1. Në vijim gjeni përmbledhje të shkurtër mbi: “5 kërcënimet kryesore dhe 5 mesazhet bazë për paqen e qëndurueshme dhe stabilitetin demokratik të 6 vendeve të Ballkanit Perendimor, përfshi Kombin tim me dy shtetet sovrane”, që ndava dhe përcolla në këto takime:

Kërcënimi nr. 1: përtej paranojave bolshevike të përjetësisë së pushtetit, apo që fajin gjithmonë e kanë 100 % armiqtë e jashtëm Moska, Pekini, etj, në koordinim me armiqtë e brendshëm (opozita e radhës), të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë (fatkeqësisht) edhe Kombin tim, në të 2 shtetet (Republika e Shqipërisë dhe Kosovës), i gjej të pushtuara, nga “shtetet e dështuara si dhe demokracia burokratike; privatizimi i partive politike dhe listës së të emëruarve në Kuvend; korrupsioni i politikanëve dhe zyrtarëve të lartë; interesat e oligarkisë së nënëdheshme dhe krimit të organizuar; axhenda e ekstremistëve dhe e sovranistëve folklorik si dhe mungesa e besimi të qytetarëve te zgjedhjet e lira, demokracia funksionale dhe ardhmëria Euroatlantike”.

Kërcënimi nr. 2: riciklimi burimeve të urrejtjes dhe gjakderdhjes shekullore në Ballkanin Perëndimor (RSh, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mal i Zi, Serbi dhe Bosnje – Hercegovina), produkt jo vetëm i “hartës së padrejtësive ndaj kombit tonë” dhe aleancave historike pas 2 luftërave botërore (1918/1945) por edhe shpërdorimit folklorik të arritjeve si dhe oportuniteteve gjeopolitike pas luftës ballkanike si dhe çlirimit të Kosovës (1999);

Kërcënimi Nr. 3: rikthimi i frikshëm te gara e armatimeve (ballkani fuçi bariuti…) si dhe “heshtja e kancelarive si dhe burokracisë diplomatike” për armatosjen (deri në dhëmbë) të Serbisë së Vuçiçit me armatime të gjeneratës së fundit (Mig-29; Rafale, raketa dhe drone vrasës … !!), mbetet kërcënim Nr.1 jo vetëm ndaj sovranitetit të Republikës së Kosovës (njëherësh trupave të KFOR/NATO!) por dhe për bashkëjetesën paqësore, stabilitetin demokratik si dhe ardhmërinë euro-atlantike të qytetarëve të Ballanit Perëndimor, pra për Serbët, Boshnjakët, Malazesët, Maqedonasit dhe Shqiptarët!

Kërcënimi nr. 4: interesat gjeopolitike të Rusisë në Ballkan dhe Adriatik si dhe përpjekjet dëshpëruese për të hapur një front lufte në rajon mbas sulmit neo-Nazist ndaj sovranitetit të Ukrainës (shkurt 2022); makthet e z. Vućić (ministrit të Millosheviçit) për t’ju rikthyer opsionit të luftës gjakatare, pra ndryshuar me fuqinë e armëve/ushtarakisht të kufijve ndërshtetërore të Rajonit; krimi organizuar si dhe Dodik-ëve të korruptuar jo vetëm në Banjs Luka, mbeten këmbanë ulëritese jo vetëm për Ballkanin Perëndimor!

Kërcënimi nr. 5: përpjekjet pragmatike për supermaci gjeo-ekonomike të Kinës Popullore, por edhe mungesa e kohezionit mes vendeve të BE për paqe afatgjatë dhe të qëndrueshme në Ballkan; zgjimi e aleancave historike (rasti Francës që i shet Serbisë 12 avionë Rafale me vlerë 3 miliard Euro etj) si dhe pafuqia e proçedurave burokratike e BE.

  1. Në vijim gjeni edhe 5 mesazhe ose këshilla respective që ndava në këto takime:

Mesazhi ose misioni Nr 1: domosdosmëri kritike për t’u përballur dhe mundur këtë “bandë politikanësh me kollare perëndimore” që jo vetëm kanë pushtuar, privatizuar dhe poshtëruar Institucionet politike, shtetërore dhe Kombëtare, por bashkë më këto, kanë vjedhur pronat, votat, integritetin, besimin dhe shpresat te ardhmëria euro-atlantike e rajonit, përfshi dhe në të 2 vendet të kombit tim të bekuar.

Mesaazhi Nr 2: STOP rikthimit te gara e armatimeve vrasëse, por nënshkrimi i një platforme rajonale të shoqëruar me një paketë me zhvillimim e projekteve dhe masave të bashkëjetesës paqësore dhe masave të mirëbësimit reciprok ndërmjet 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor !

Mesazhi Nr. 3: mbetet domosdoshmëri një vlerësim strategjik i rreziqeve rajonale (RSDR) nga USA/NATO si dhe “imponimin” e Beogradit Zyrtar se: “(1) do të ruajë balancat e fuqisë dhe aktiviteve ushtarake sulmuese [ndërsa nuk kërcënohet nga askush], pra me Tanke, Mig -29, Rafale (francez), raketa vrasëse dhe dronë të gjeneratës së fundit (Ruso-Kineze), etj, deri në masën që të mos kërcënojë fqinjët (posaçërisht sovranitetin e Republikës së Kosovës); ndoshta edhe (2) rikthimin e Marrëveshjes së Kumanovës (06/1999), që: “nuk do të lejohen instalime dhe as aktivitete ushtarake (20 km distancë ajrore dhe 5 tokësore), në kufijtë ndërshtetërorë“.

Mesazhi Nr. 4: përkundër dezinformimeve cinike kundër Presidentit Donald Trump si dhe oshilacioneve Staliniste në Kremlin, Beograd, etj, mbetem shpresëplotë që “marrëveshja e Paqes e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, nën përkujdesjen e Trump-1” por edhe më e përmirësuar* (pa pandorën e kufijve mes 2 vendeve sovrane, Kosovë-Serbi), do të imponohet nga Presidenca Trump-2, e shoqëruar me një: “investime gjeostrategjike si dhe njohje të reja si rasti i Izraelit në Shtator 2020”, ndërkohë që kujtoj se asnjë njohje e re për Kosovën gjatë Presidencës Biden !?

Mesazhi nr 5: keqardhje në mos neveri për sovranizmat folkloriko – bollshevike, pasi pa mirënjohjen dhe prezencën e çlirimtarëve (USA/NATO) nuk mund të ketë paqe, stabilitet demokratik dhe ardhmëri Euro-atlantike për vendet e Rajonit, përfshi RSh dhe Kosovën!

Mesazhi përmbyllës: duke kujtuar mesazhin ulëritës të Holokausit “falni por mos harroni”, besoj edhe më fort se përtej hijenave të urrejtjes shekullore, zgjimit të oshilacioneve të Kremlinit, rikthimit te gara e armatimeve vrasëse, demokracisë burokratike, krimit të organizuar, axhendës së politikanëve të korruptuar, etj zhvillimi i masave të bashkëjetesës paqësore mes popujve, demokracia funksionale dhe ardhmëria Euro-Atlantike mbetet opsioni dhe misioni i vetëm edhe për 6 vendet e Ballkanit perëndimor !

Në shtesë, duke falënderuar me mirënjohje organizatorët për privilegjin, si dhe 10-ra mijëra kolegë/ushtarakë, intelektualë, patriotë mendjehapur si dhe qytetarë të zakonshëm në të gjithë hapësirën kombëtare për konsideratat inkurajuese përgjatë angazhimit 15 viteve të fundit, më duhet të garantoj, se gjithçka kam bërë përfshi edhe këtë oponencë të detyruar në DC, nuk janë kurrsësi arsye për t’u gjunjëzuar para kësaj elite politike të (vetë) diskredituar por motiv edhe më i fortë për t’u përulur ndaj përgjegjësive dhe për t’u përballur me këtë realitet të pluralizmit fasadë, demokracisë burokratike, si dhe shtetit së kapur nga babëzia për të vjedhur; mungesa balancave demokratike si dhe fuqia e mbipushtetit.

Me këtë rast, konfirmoj publikisht angazhimin tim politik në zgjedhjet e 2025, ndërsa po ashtu mbetem ushtar i së djathtës moderne, ku: “Familja, Atdheu, Zoti, liria, vota, siguria, prona, tregu, dinjiteti, interesat kombëtare, balancat e pushteteve dhe orientimi euroatlantik”, mbeten vlera, shpresa dhe misioni ynë i përbashkët që Shqipëria, të bëhet si gjithë Europa, edhe për inat të leader-ve dështakë, politikanëve zullumqarë, shtetarëve kusarë si dhe sekserëve të gjithëpushteteve që kanë pushtuar, vjedhur dhe sundojnë Shqipërinë edhe në 34 vitet e fundit.

* Gjeneral ® Piro AHMETAJ:

Ekspert për SK, Rajonin dhe NATO-n,

Zv/President i Këshillit të Atlantikut;

Anetar i Bordit të Izrael House, si dhe ish:

Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD,

Këshilltar i Presidentit të RSh; Zv/ShShPFA,

Përfaqësues Ushtarak në SHAPE/NATO, shkruan gazeta dielli.

 

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh