HelveicALforum ka mësuar, se Kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore, z.Visar Robelli, njëherit një bëmirës dhe atdhetar, ka takuar, z.Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës i cili ka qëndruar në Zvicër. Gjatë takimit miqësor kanë bashkëbiseduar për tema të ndryshme për të mirën e mërgatës shqiptare dhe të Kosovës.
Ja çka shkruan për takimin, z.Robelli:
„Një nder dhe kënaqësi e veçantë të kem pasur mundësinë të takohem dje me Ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, z. Xhelal Sveçla, në Luzernën e bukur.
Diskutuam për tema të rëndësishme gjatë një dreke miqësore dhe produktive.
Shumë faleminderit për kohën dhe përkushtimin tuaj!“.
helveticALforum.ch