1 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

20 milionë euro nga Premieriga për Kristjan Asllanin, vendos Interi

Duhet ti lexosh

Kristjan Asllani është një nga emrat e përfolur këtë merkato dimri, me mesfushorin shqiptar që nuk ka arritur të ketë shumë minuta në këmbë me Interin, teksa në shumicën e sfidave aktivizohet si zëvendësues.

Gjithsesi kjo gjë duket se nuk ka shumë rëndësi për trajnerin Inzaghi, i cili vazhdon ta shohë mesfushorin e Kombëtares shqiptare si një futbollist kyç në skemën e tij.

Këtë gjë, Interi e tregoi me ofertën e fundit që erdhi pikërisht nga Premier League për Asllanin. “FcInterNews.it” raporton se oferta shkonte nga 18 deri në 20 milionë euro, teksa emri i klubit nuk bëhet me dije. Por milionat nuk e kanë tunduar klubin zikaltër, me portalin që raporton se Interi e ka refuzuar këtë ofertë, njofton oranews.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit