6.1 C
Zurich
Tuesday, February 10, 2026
spot_img
spot_img

Sportisti i Kosovës gradohet Nënkolonel nga Ministria e Mbrojtjes Shqiptare

Duhet ti lexosh

Nënkampioni i Evropës në karate, Orges Arifi, është graduar me gradën Nënkolonel nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë.

Kjo përbën një arritje të jashtëzakonshme për sportistin nga Kosova, i cili prej vitesh përfaqëson me dinjitet shtetin shqiptar në arenën ndërkombëtare të karatesë.

Gradimi i Arifit vjen si vlerësim për rezultatet e larta sportive, disiplinën, përkushtimin dhe kontributin e tij të vazhdueshëm, duke dëshmuar se sporti dhe shërbimi ndaj shtetit ecin krah për krah. Një tjetër sukses që nderon jo vetëm Orges Arifin, por edhe sportin mbarëkombëtar shqiptar.

- Reklama -

“Në bazë të rezultateve sportive dhe kontributit tim në sport, jam graduar nga Ministria e Mbrojtjes me gradën Nënkolonel.

Kjo është një vlerësim që më motivon edhe më shumë të vazhdoj rrugën time me përkushtim, disiplinë dhe përgjegjësi.

Falënderim i sinqertë për të gjithë ata që më kanë mbështetur në këtë rrugëtim”, ka shkruar Arifi në profilin e tij në fccebook./KG/BS

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme