1.3 C
Zurich
Sunday, February 15, 2026
spot_img
spot_img

Spiropali takim me Kryeministrin bavarez dhe Ministrin për Europën

Duhet ti lexosh

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua me Kryeministrin e Bavarisë Markus Söder dhe Ministrin për Europën, Eric Beißwenger.

Spiropali deklaron se në takimin me dy zyrtarët e lartë u rikonfirmua partneriteti i shkëlqyer mes dy vendeve tona, teksa qeveria bavareze mbështet fort anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Në fokus të takimit ishte edhe bashkëpunimi ekonomik, me theks te rritja e investimeve bavareze në vendin tonë.

- Reklama -

“U angazhuam për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënies sonë ekonomike, falë edhe prezencës së zyrës bavareze të tregtisë në Tiranë, me synimin e qartë për nxitjen e investimeve bavareze në vendin tonë”, shkroi Spiropali në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Mynih me Kryeministrin e Bavarisë Markus Söder dhe Ministrin për Europën, Eric Beißwenger, rikonfirmuam partneritetin e shkëlqyer mes dy vendeve tona, teksa qeveria bavareze mbështet fort anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

- Advertisement -

U angazhuam për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënies sonë ekonomike, falë edhe prezencës së zyrës bavareze të tregtisë në Tiranë, me synimin e qartë për nxitjen e investimeve bavareze në vendin tonë, transmeton rtsh.

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme