6.4 C
Zurich
Tuesday, February 10, 2026
spot_img
spot_img

Spiropali në Washington, takim me Nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike

Duhet ti lexosh

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, gjatë vizitës në Washington, ka zhvilluar një takim me Nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike, Allison Hooker, përgjegjëse për marrëdhëniet politike të SHBA-ve me aleatët në mbarë botën.

Në fokus të diskutimeve mes tyre ishin çështjet që prekin drejtpërdrejt interesat e Shqipërisë: sigurinë në kuadër të NATO-s, stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, si dhe hapat konkretë për thellimin e partneritetit ekonomik e strategjik mes dy vendeve, si garanci që zëri i Shqipërisë dëgjohet aty ku merren vendimet.

Spiropali shprehet se Shqipëria sot trajtohet si një aleate e besueshme, që qëndron krah partnerëve të saj dhe kontribuon realisht për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Ajo thekson se partneriteti me SHBA-të nuk është çështje protokolli apo fotografie, por marrëdhënie e ndërtuar mbi interesa, vlera dhe përgjegjësi të përbashkëta, transmeton rtsh.

- Reklama -

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme