0.2 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

Spektakli “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” nën kujdesin e veçantë të kryetares Ardita Sinani

Duhet ti lexosh

Spektakli “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” për herë të parë do të realizohet në Luginën e Preshevës. Producenti Sokol Guga shprehet se është shumë i gëzuar që ky spektakël do të prek këtë qytet të mrekullueshëm.

Përzgjedhja e personaliteteve ka filluar dhe tashmë Guga po bëhet gati me stafin e tij të nisin një tur në Europë, ku edhe do ti xhirojnë personazhet në vendet respektive ku ata jetojnë dhe punojnë. “Është një spektakël i madh dhe shumë impenjativ, jo vetëm që do të angazhohet një staf i madh nga Tirana që do të zhvendosemi në Preshevë për një muaj, por sepse emri i Shenjtores së madhe Terezë ka një përgjegjësi të madhe për ne”

“Këtë spektakël nuk e bëj as për para e as për ambicje” – shprehet Sokol Guga.

Turi do të nis me Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Itali, Zvicër, Gjermani, Palma de Mallorca, Mali i Zi, Amerikë e do të përfundojë në Kopenhagen të Danimarkës ku do të jetë një takim i Sokol Gugës me biznesmenët shqiptarë të Danimarkës dhe Suedisë.

Do të jenë 12 personalitete që do të marrin trofeun e bukur, dizanjuar nga skenografi i mirënjohur shqiptar, Bledar Gërcaliu i cili do të dizenjojë edhe skenografinë e këtij edicioni të Shën Terezës në Preshevë.

Skenografi Gërcaliu është kujdesur që skenografia e këtij viti të ketë simbolikë qirinjtë dhe drita e shpresës që ato japin. Kujtojmë që është i njëjti skenograf, i cili realizoi edhe skenografinë e edicionit të vjetshëm në Tiranë ku ishtë nje skenografi e jashtëzakonshme e cila u pëlqye shumë edhe nga kryeministri Rama.
Të drejtat televizive i ka televizioni Kombëtar Klan Plus, i cili producenti Sokol Guga ka një bashkëpunim disa vjecar.
Presim të shohim një tjeter magji të Guga Production, ashtu siç vetëm ai di ti realizojë e ti përkushtohet. Ky spektakël është nën kujdesin e veçantë të kryetares së Komunës Znj. Ardita Sinani, njofton fjalaediaspores.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit