Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve sot nis numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht i fletëvotimeve nga votimi përmes postës që deri më tani janë tërhequr nga dy kutitë postare jashtë Kosovës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), bën të ditur se të premten, (sot) do të nis numërimi i mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora, pra i fletëvotimeve nga votimi përmes postës, të cilat janë tërhequr nga dy kutitë postare në jashtë Kosovës.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se sot nga ora 10:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, që deri më tani janë tërhequr nga dy kutitë postare jashtë Kosovës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se dje ka rifilluar procesi i verifikimit të rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në 11 komuna, transmeton rtk.




