Por deputetët e partive të tjera, përveç atyre të minoriteteve joserbe, refuzojnë të japin votën për kandidaturën e saj, duke kërkuar që të ndryshohet propozimi i Vetëvendosjes.

Në këtë rast, ata nuk japin votën as për votim të një Komisioni për votim të fshehtë të propozuar nga Vetëvendosje, duke deklaruar se është kundër rregullores së Kuvendit, që derisa procesi i votimit ishte i hapur, të ndryshohet në mes të procedurës, njofton rtk.