7.8 C
Zurich
Wednesday, January 14, 2026
spot_img
spot_img

Sorensen pas takimit me Kurtin e Osmanin: 2026, viti i rezultateve në dialogun Kosovë–Serbi

Duhet ti lexosh

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen pas takimit me dy krerët shtetërore theksoi se do të punojnë që në vitin 2026 të arrihen rezultatet që s’u arritën në vitin paraprak. “Jam i lumtur që jam sërish në Kosovë, kjo është vizita ime e parë e këtij viti. Urime për zgjedhjet, pres me interes që Kuvendi të konstituohet dhe që Qeveria të formohet. Ne vazhdojmë të punojmë për çështjet e dialogut, me shpresën që viti 2026 të sjellë atë që 2025 nuk arriti ta japë. Pikërisht për këtë arsye e nisa vitin me një vizitë pune këtu dhe më pas në Beograd gjatë kësaj jave”, tha ai në një deklarim për media, pas përfundimit të takimit me presidenten Vjosa Osmani.

Sorensen theksoi se do të punojnë për bisedimet, duke paralajmëruar edhe vizitë nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas.

“Ajo që ne do të bëjmë është ajo që na kërkohet ne nga dialogu, të sigurohemi që të dy palët do të ulen dhe të bisedojmë. Ne duhet ta gjejmë një rrugë që ta bëjmë këtë. Përfaqësuesja e Lartë i ka vizituar edhe Prishtinën edhe Beogradin, ajo ka theksuar se do të ketë një takim kur koha të jetë e duhur”, potencoi ai. Ky takim erdhi si vijimësi e agjendës së emisarit evropian në Prishtinë, i cili paraprakisht zhvilloi një bisedë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Peter Sorensen – i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë – po qëndron në Prishtinë të mërkurën për takime me udhëheqës të vendit, para se ta vizitojë edhe Serbinë në përpjekje për të shënuar përparimin në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje.

Sorensen u takua fillimisht me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës herët në mëngjes.

Më vonë, ai u prit nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në zyren e saj.

Nuk janë paralajmëruar deklarime për media pas takimeve.

Sorensen pritet të ketë takim edhe me opozitën kosovare më vonë.

Pas takimeve në Prishtinë, Sorensen do udhëtojë drejt Beogradit për takime me udhëheqës të Serbisë. Vizita e tij në Kosovë vjen në një kohë kur vendi është në pritje të themelimit të institucioneve të reja shtetërore pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit – të cilat i fitoi bindshëm Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit./BS

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme