8 C
Zurich
Sunday, December 7, 2025
spot_img
spot_img

Sonte, mos harroni të merrni fëmijët dhe të festoni 28 Nëntorin me LAPSH–Zürich

Duhet ti lexosh

Sonte, në zemër të Cyrihut në Winterthur, zhvillohet një nga aktivitetet më domethënëse për komunitetin shqiptar në diasporë: programi festiv i 28 Nëntorit, i organizuar nga LAPSH–ALEV Zürich.

Kjo mbrëmje e posaçme do të mbahet në Hotel Töss Winterthur, duke filluar nga ora 18:00, ku pritet të mbledhë familje, prindër, mësues e miq të gjuhës shqipe.

Në skenë do të ngjiten fëmijët e shkollës shqipe, të cilët me recitimet, këngët dhe vallet e tyre tradicionale do të sjellin emocion, gëzim dhe krenari. Ata janë e ardhmja e kombit, dhe në këtë festë zëri i tyre do të kumbojë si dëshmi se gjuha, kultura dhe identiteti shqiptar jetojnë fuqishëm edhe larg atdheut.

Mbrëmjen do ta moderojë Ph.D. Dashnim Hebibi, ndërsa atmosferën festive do ta pasurojnë këngëtari Krist Lleshaj dhe mysafirja speciale nga Shqipëria, Gentjana Gjergji.

Ky manifestim nuk është thjesht një festë — është një përkushtim ndaj brezave të rinj, një mbështetje konkrete për shkollën shqipe dhe një thirrje që komuniteti të qëndrojë i bashkuar rreth vlerave tona kombëtare.

Mos harroni: ejani, merrni fëmijët dhe bëhuni pjesë e kësaj nate të paharrueshme.

Të gjithë së bashku, për LAPSH-in, për gjuhën tonë, për të ardhmen tonë.

Për më shumë informacion: www.lapsh-zh.ch, transmeton helveticALforum.ch

Sponsor medial helveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme