0.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Sokol Guga mbledh yjet e biznesit në Preshevë dhe personalitete si ish Presidentin kroat, Stipe Mesiç

Duhet ti lexosh

/ Nga: Lorena Hadarmataj, Tiranë /

 

I ftuar specialë ish Presidenti kroat Stipe Mesiç. Spektakli “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” për herë të parë do të realizohet në Luginën e Preshevës.

Producenti Sokol Guga shprehet se është shumë i gëzuar që ky spektakël do të prek këtë qytet të mrekullueshëm. Përzgjedhja e personaliteteve ka filluar dhe tashmë Guga po bëhet gati me stafin e tij të nisin një tur në Europë, ku edhe do ti xhirojnë personazhet në vendet respektive ku ata jetojnë dhe punojnë.

“Është një spektakël i madh dhe shumë impenjativ, jo vetëm që do të angazhohet një staf i madh nga Tirana që do të zhvendosemi në Preshevë për një muaj, por sepse emri i Shenjtores së madhe Terezë ka një përgjegjësi të madhe për ne”.

“Këtë spektakël nuk e bëj as për para e as për ambicje” – shprehet Sokol Guga. Turi do të nis me Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Itali, Zvicër, Gjermani, Palma de Mallorca, Mali i Zi, Amerikë e do të përfundojë në Kopenhagen të Danimarkës ku do të jetë një takim i Sokol Gugës me biznesmenët shqiptarë të Danimarkës dhe Suedisë. Do të jenë 15 personalitete që do të marrin trofeun e bukur, dizanjuar nga skenografi i mirënjohur shqiptar, Bledar Gërcaliu i cili do të dizenjojë edhe skenografinë e këtij edicioni të Shën Terezës në Preshevë.

I ftuar specialë do të jetë dhe ish Presidenti i Kroacisë Z. Stipe Mesić, i cili e ka konfirmuar ardhjen. Skenografi Gërcaliu është kujdesur që skenografia e këtij viti të ketë simbolikë qirinjtë dhe drita e shpresës që ato japin. Kujtojmë që është i njëjti skenograf, i cili realizoi edhe skenografinë e edicionit të vjetshëm në Tiranë ku ishtë nje skenografi e jashtëzakonshme e cila u pëlqye shumë edhe nga kryeministri Rama.

Të drejtat televizive i ka televizioni Kombëtar Klan Plus, i cili producenti Sokol Guga ka një bashkëpunim disa vjecar.
Presim të shohim një tjeter magji të Guga Production, ashtu siç vetëm ai di ti realizojë e ti përkushtohet. Ky spektakël është nën kujdesin e veçantë të kryetares së Komunës Znj. Ardita Sinani.

SAM24.info

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit