9.6 C
Zurich
Thursday, December 18, 2025
spot_img
spot_img

Sllovenia zgjat kontrollet kufitare me Kroacinë dhe Hungarinë për 6 muaj

Duhet ti lexosh

Sllovenia ka zgjatur kontrollet e përkohshme të brendshme kufitare të Shengenit me Kroacinë dhe Hungarinë për gjashtë muaj të tjerë, deri më 21 qershor 2026.

Forcat policore po punojnë për të parandaluar terrorizmin, infiltrimin e rrezikshëm midis migrantëve në rrugën ballkanike, ekstremizmin dhe krimin, gjithashtu në dritën e Lojërave Olimpike Dimërore që do të zhvillohen në Itali.

Këto kontrolle, nuk do të kenë një ndikim negativ në trafikun ndërkufitar të pasagjerëve ose bashkëpunimin ekonomik midis vendeve fqinje.

Sllovenia i futi këto kontrolle në kufijtë me Kroacinë dhe Hungarinë më 21 tetor 2023, pas një mase të ngjashme të miratuar nga Italia në kufirin lindor të Sllovenisë.

Ky vendim u mor për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme dhe rritjes së kërcënimit terrorist. Që atëherë, kontrollet brenda zonës Shengen janë zgjatur rregullisht, transmeton rtk.

( Foto ilustrim)

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme