1.5 C
Zurich
Thursday, December 25, 2025
spot_img
spot_img

Shtëpia ku kërcen kujtesa (DARDANIA)

Duhet ti lexosh

Nga: Shefqet CAKOLLI – President i SH.K.A “Dardania” në Zvicër

Koha e poezive, andaj po ndajm me ju edhe poezin për DARDANIN!

Nuk është vetëm emër,

Lashtësie, e krahine,

Është thirrje nga thellësia e kohës,

Se ne jemi këtu.

Një fjalë e vjetër,

Që ende ecën zbathur,

Pa e vra përmbysjen,

Nëpër zemra tona.

Dardania nuk u ndërtua me mure,

As me kulla e kështjella,

Por me hapa vallesh,

Me këngë që su mësuan nga librat,

por nga gjaku,

Fryma e të parëve tanë.

Këtu, daullja nuk bie për zhurmë,

As zurrla nuk zvarritet,

Pas hijeve të kota,

Por bie për kujtesë.

Këtu, veshja nuk është kostum,

Që mbulon turpin,

As leckë që arrnohet,

Por është rrëfim.

Çdo hap n`valle,

Është faqe historie,

Është njollë,

Që nuk u dogj kurr.

Në këtë shtëpi pa një kulm,

Fëmijët mësuan t`ecin drejt,

Ecur rreth e qark boshtit,

Për tu bërë rrethi urë.

Dardania është dritë,

Që s`fiket n`mërgim,

Është rrënjë, që mbanë degë,

Larg tokës amë.

Dhe sa herë që zemra ndizet,

Ajo nuk është skenë,

Është vatër,

Që të rrëmben.

Kur kënga ngroh melodinë,

Vallja bashkon duart,

Emri shqiptar,

Qëndron drejt n`pavdekësi.

Dardania që kurr s`pyeti,

Sa larg jemi,

Sa shumë jemi,

Por sa fort, mbajmë njëri-tjetrin.

Sepse kultura nuk udhëton në valixhe,

Ajo mbetet aty ku mbillet,

Ajo udhëton në shpirt,

Të çiltër.

25.12. 2025, Winterthur

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme