BallinaDiasporaShqiptari që drejton anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor vjen në Kosovë

Shqiptari që drejton anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor vjen në Kosovë

-

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se ka pritur në takim komandantin anijes zbarkuese USS Pearl Harbor, shtetasin amerikan me prejardhje shqiptare, Alban Dervishi. Maqedonci në një postim në Facebook shkruan se përkushtimi, profesionalizmi dhe suksesi i tij janë dëshmi e fuqishme e rolit gjithnjë e më të madh të shqiptaro-amerikanëve në institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes së SHBA-së.

Postimi i plotë i ministrit Maqedonci:

Sot pata kënaqësinë të mirëpres në takim Komandantin e anijes amfibe zbarkuese USS Pearl Harbor, Alban Dervishi, oficer amerikan me rrënjë shqiptare që shërben në Forcat Detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përkushtimi, profesionalizmi dhe suksesi i tij janë dëshmi e fuqishme e rolit gjithnjë e më të madh të shqiptaro-amerikanëve në institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes së SHBA-së. Ai përfaqëson me dinjitet vlerat e shërbimit, përgjegjësisë dhe lidershipit.

Gjatë takimit, ai u shpreh i nderuar që po viziton Kosovën dhe vlerësoi arritjet e vendit tonë, veçanërisht në zhvillimin dhe avancimin e sistemit të mbrojtjes.

E falënderova për vizitën dhe ritheksova mirënjohjen tonë për mbështetjen e palëkundur që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Republikës së Kosovës. SHBA mbetet aleati ynë strategjik dhe i pazëvendësueshëm./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih promovohet libri autobiografik “Për Kosovën...

0
Dëshmi për sakrificën, qëndresën dhe rrugëtimin historik drejt lirisë së Kosovës Më 15 nëntor 2026, në kuadër të aktiviteteve kushtuar Nëntorit të Flamurit, në ambientet...