0.8 C
Zurich
Friday, January 16, 2026
spot_img
spot_img

SHQIPTARËT NË SANREMO!

Duhet ti lexosh

Balerina Olta Shehu dhe Akademia e saj “Olta Akademi” përzgjidhen mes 50 shkollave elitare partnere të Casa Sanremo Performer, më 16 shkurt do të përjetojnë nga afër magjinë e Festivalit të Sanremos

Është një moment historik për baletin shqiptar në Itali, ku mes qindra shkollave prestigjioze të vallëzimit, Akademia e Baletit “Olta Akademi”, e drejtuar nga balerina dhe pedagoge shqiptare Olta Shehu, është përzgjedhur zyrtarisht si Shkollë Partnere e Casa Sanremo Performer, në kuadër të Festivalit të Sanremos 2026.

Ngjarja do të zhvillohet në Palafiori të Sanremos, selia zyrtare e Festivalit, me transmetim live në Casa Sanremo TV (kanali 234) dhe në platformat sociale të lidhura, duke i dhënë një jehonë të jashtëzakonshme artit të baletit dhe talenteve të rinj.

Ky përzgjedhje nuk është rastësi. Drejtoria Artistike e Casa Sanremo Performer, nën drejtimin e M° Ermanno Croce, ka vlerësuar vizionin artistik, cilësinë pedagogjike dhe vëmendjen ndaj detajeve skenike që karakterizojnë punën e Olta Shehut dhe akademisë së saj. Për këtë arsye, akademisë i është dhënë liri e plotë artistike në zgjedhjen e stileve dhe grupmoshave që do të përfaqësojnë qytetin e Maceratës në këtë skenë kombëtare.

Historia e Oltës Shehu është historia e një shqiptareje që, falë punës së palodhur, vullnetit të hekurt, përkushtimit dhe pasionit për baletin, ka ndërtuar hap pas hapi një realitet të respektuar në Itali, duke u kthyer sot në një pikë reference për balerinët shqiptarë dhe jo vetëm. Nga salla e provave te skena televizive e Sanremos, rruga e saj është dëshmi se arti i vërtetë shpërblehet.

Më 16 Shkurt, nxënësit e “Olta Akademi” do të përjetojnë nga afër magjinë e Festivalit të Sanremos, duke performuar drejtpërdrejt para kamerave, në një nga platformat më të rëndësishme artistike italiane. /GD

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme