8.9 C
Zurich
Saturday, December 6, 2025
spot_img
spot_img

Shqiptarët në Kroaci shkëlqejnë me një manifestim plot traditë dhe energji rinore

Duhet ti lexosh

Mbrëmë, në Kutine të Kroacisë, Bashkësia Shqiptare e Sisakut dhe Mosllavinës organizoi një aktivitet të veçantë, i cili u shënua si një prej ngjarjeve më të arrira kulturore të komunitetit shqiptar në Kroaci. Në një atmosferë të ngrohtë e festive, të pranishmit patën mundësinë të përjetojnë nga afër kulturën, traditat dhe vlerat autentike shqiptare, të prezantuara në mënyrë dinjitoze dhe kreative.

Kryetarja e re e bashkësisë, Learta Gjidoda, e cila e ka marrë këtë detyrë me shumë entuziazëm dhe përkushtim, tregoi edhe njëherë vizionin dhe energjinë e saj për forcimin e komunitetit shqiptar në Kroaci. Ajo ka dëshmuar se synimi i saj kryesor mbetet ngritja e çështjeve të shqiptarëve, mbrojtja e interesave të komunitetit dhe krijimi i hapësirave të reja për të rinjtë.

Ngjarja u nderua me pjesëmarrjen e personaliteteve të rëndësishme, ndër ta Ambasadorja e Shqipërisë në Kroaci, znj. Donika Hoxha, si dhe Kryetarja e Shoqërisë Kulturore Shqiptare “Shkëndija”, znj. Gentiana Lleshdedaj. Në mesin e mysafirëve ishin edhe veteranë të luftës dhe figura të tjera të njohura të komunitetit.

Një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes ishte prezantimi i një projekti madhor nga z. Krasniqi, i cili bëri të ditur se së shpejti do të finalizohet një nismë që synon të ofrojë një udhëtim dyjavor për të rinjtë shqiptarë në tri shtetet tona amë: Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut. Projekti, i realizuar përmes bashkëpunimit mes organizatës GERMIN, Bashkësisë Shqiptare të Sisakut dhe shoqatave të tjera shqiptare, premton të jetë një përvojë e rëndësishme për forcimin e identitetit, njohjen e rrënjëve historike dhe përjetimin e kulturës shqiptare.

Në fjalimin e tij, kryetari Çollaku shprehu mirënjohjen për punën e znj. Gjidoda dhe gjithë aktivistëve që po kontribuojnë në avancimin e pozitës së shqiptarëve në Kroaci. Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së gjuhës, traditave dhe kulturës shqiptare, duke garantuar mbështetjen e vazhdueshme të Unionit të Shqiptarëve për çdo bashkësi shqiptare në Republikën e Kroacisë.

Mbrëmja u përmbyll me një program artistik të pasur, ku valltarët e “Shkëndija” ndezën atmosferën me vallet tradicionale shqiptare, duke krijuar emocione të paharrueshme për të gjithë të pranishmit. Po ashtu, performanca e artistes arbëreshe ARBËRESHË, e cila ndërthur meloditë tradicionale me ritme bashkëkohore, u prit me shumë duartrokitje dhe vlerësime.

Ky manifestim dëshmoi edhe një herë se, pavarësisht distancës nga atdheu, shqiptarët në Kroaci mbeten të bashkuar në zemër, kulturë dhe identitet. Ishte një mbrëmje krenarie, harmonie dhe përkushtimi për ruajtjen e vlerave tona kombëtare, kudo që jemi, njofton Unioni i Shqiptarëve në Kroaci e transmeton helveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme