1.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

“Shqiponjat e Dardanisë” përfaqësojnë kulturën shqiptare në mesin e kombeve në Winterthur

Duhet ti lexosh

Nga: Dashnim HEBIBI

 

Të shtunën, më 24 maj, në qytetin e Winterthur-it në Zvicër, grupi kulturor “Shqiponjat e Dardanisë”, që vepron në kuadër të Shoqatës Kulturore-Artistike “Dardania”, do të përfaqësojë me krenari ngjyrat kuqezi në një aktivitet multikulturor ku marrin pjesë shumë kombe.

Në një prononcim për sam24.info, z. Shefqet Cakolli – president i shoqatës dhe i njohur ndër vite si flamurtar i kulturës shqiptare në Zvicër – tha:

“Jemi të përgatitur dhe besojmë se do të kemi përkrahjen e bashkatdhetarëve tanë. Të rinjtë dhe të rejat tona, si gjithmonë, janë në top formë dhe gati të përçojnë mesazhin dhe shpirtin shqiptar.”

Ky aktivitet është një mundësi e çmuar për të promovuar kulturën, traditat dhe identitetin kombëtar shqiptar përmes vallëzimit, kostumeve kombëtare dhe prezencës dinjitoze të të rinjve tanë në diasporë.

Për më shumë detaje, ju ftojmë të ndiqni njoftimin e plotë më poshtë.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit