8.5 C
Zurich
Thursday, December 11, 2025
spot_img
spot_img

Shqiponja Vrajolli Zahiri – një zë i fortë i gjuhës dhe kulturës shqiptare në Zvicër

Duhet ti lexosh

Shqiponja Vrajolli Zahiri, aktiviste, poete dhe këshilltare për sistemin shkollor në qytetin e Zürichut, është një nga figurat më të angazhuara të komunitetit shqiptar në Zvicër. E lindur në Prishtinë dhe e vendosur në Zvicër që nga viti 2006, ajo ka kaluar sfida të integrimit, por me vullnet të madh ka ndërtuar një jetë të re duke u bërë urë lidhëse mes familjeve shqiptare dhe institucioneve arsimore zvicerane.

Ajo punon në komunën e Opfikonit dhe të Zürichut, ku ndihmon prindërit dhe fëmijët shqiptarë në orientimin shkollor, integrimin dhe ruajtjen e identitetit kulturor. Përmes shoqatave Femmestische, FISP, SESJ dhe projekteve si “Schenk mir eine Geschichte”, Shqiponja zhvillon seminare, këshillime dhe kurse leximi në gjuhën shqipe për fëmijët parashkollorë.

Pasioni i saj për kulturën shprehet edhe në letërsi: në vitin 2023 botoi librin e poezive “Gjuha e Zemrës”, një homazh për rrënjët dhe gjuhën amtare.

Me energji, vizion dhe punë të palodhur, Shqiponja është bërë model frymëzimi për gra e vajza të reja në diasporë. Mesazhi i saj është i qartë: ruajtja e gjuhës dhe kulturës është investim dhe përgjegjësi ndaj brezave të ardhshëm, transmeton helveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme