3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

SHQIPET E ROGANËS

Duhet ti lexosh

Nga Atdhe GECI – Roganë, 2024

Nëpër çdo shtëpi të Roganës e të Atdheut

gjuha shqipe është identiteti i gjakut tonë

gjuhë perëndie që nga kohërat e kryeherit

dhe gjuhë pellazg-ilire me këmbë në tokë

Në Roganë shqip e shqipëri janë brenda,

aty është folea ime ku Kodra e Brijës flet

shqip dhe Guri i Gjatë nalton këngën e tij

Eci udhës së livadheve me fytyrë të barit

në kraharor unë kam plot motive për Iliri

ardhja e muzës s´di kur do të ndodhë, por

në një moment të caktuar do të jetë te unë

dhe do më nxisin të shkruaj dhe t´i botoj.

Muza më bëri që ky libër i Iliadës shqipe

të shkruhet, të botohet dhe të lexohet nga

ata që librin e duan për idetë dhe porosinë

Dje isha në Roganë për ta përqafuar atë

botë t´vendlindjes, barin me ngjyrë lulesh

qiejt e nënës shtëpi dhe Kodrën e Brijës

lisat e hijshëm dhe pemët, pikat e ujit të

krojeve, dhe natyrën e paanë të Roganës

Harta gjuhës shqipe është shumë e gjërë

njëjtë me hartën e kujtesës dhe të krijimit

dhe e njëjtë me hartën e të dashuruarve

Roganë, unë të ndjej ty si shpirtin e kohës!

helveticALforum.ch

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit