0.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Shqipëria, udhëtimi i parë i Papa Françeskut pas marrjes së detyrës

Duhet ti lexosh

Shqipëria ishte vendi i parë që Papa Françesku vizitoi jashtë Vatikanit pasi mori detyrën. Ati i Shenjtë vizitoi vendin tonë më 21 shtator në 2014-tën, 21 vite pas vizitës së Papës Gjon Pali II.

Qindra mijëra besimtarë, të krishterë e myslimanë, mbushën bulevardin qendror të Tiranës asokohe për të pritur Papa Françeskun. Po ashtu nuk munguan as krerët fetarë, politikanë, e shoqëria civile. Në fjalimin e tij në pallatin presidencial, Papa Françesku vlerësoi bashkëjetesën fetare në Shqipëri.

Askush të mos e mendojë se mund ta përdorë Zotin si mburojë, ndërsa planifikon e kryen akte dhune! Askush të mos e përdorë fenë si pretekst për vepra kundër dinjitetit të njeriut dhe të drejtave të tij. Shqipëria dëshmon se bashkëjetesa është e mundur”, tha Papa për popullin shqiptar.

Papa zgjodhi Shqipërinë si peizazhin simbolik për t’i dhënë botës një mesazh shumë më të gjerë: lufta kundër ekstremizmit fetar dhe referenca për “globalizimin e solidaritetin”.

Papa, i cili ishte peshkop i Romës dhe kreu i Kishës Katolike, u bë papë në vitin 2013 pasi paraardhësi i tij Benedikti XVI dha dorëheqjen.

Vatikani njoftoi ndarjen nga jeta të Atit të Shenjtë mëngjesin e kësaj të hëne (21 prill). Ai mbylli sytë përgjithnjë në moshën 88-vjeçare, në rezidencën e tij në Casa Santa Marta të Vatikanit. Papa, emri i të cilit është Jorge Mario Bergoglio, ishte diagnostikuar me pneumoni dypalëshe dhe qëndroi disa javë i shtruar në spitalin Gemelli të Romës. Vdekja e tij vjen një ditë pasi u shfaq në Sheshin e Shën Pjetrit për t’u uruar “Gëzuar Pashkët” mijëra besimtarëve, njofton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit