dhe këtë vit Cannes mirëpriti një nga panairet më të rëndësishme globale të pasurive të paluajtshme “MIPIM 2026”. Festivali urban i mbajtur në rivierën franceze mblodhi mbi 20 mijë pjesëmarrës, përfshirë arkitektë, sipërmarrës dhe zhvillues nga 90 shtete të ndryshme.
“Edhe Shqipëria ka pavijonin e saj të dedikuar në MIPIM 2026 këtu në Cannes, nën emrin “Soundscapes of Albania”. Nën kujdesin e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit janë shpalosur projektet më të rëndësishme, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e investitorëve të huaj”, raporton gazetari, Maksi Rama. Në këtë event ndërkombëtar të rëndësishëm, në pavijonin shqiptar u prezantuan mbi 80 projekte zhvillimi, ku sipas drejtoreshës së AZHT, Adelajda Roka, një peshë të rëndësishme zënë edhe ato në vijën bregdetare dhe nga arkitektët e huaj.
“Sot në pavilion janë të paraqitura rreth 83 projekte të Shqipërisë të cilët janë në formatin e një vinili ë në të cilën ju mund të gjini foto të vetë projektit që është u zhvilluar si dhe zonën se ku ndodhet projekti. Njëkohësisht përveç 83 projekteve që janë të paraqitura në vinim janë edhe 25 makete të cilët tregojnë anën arkitekturë e arkitekturës së vetë projekteve. Pra le të themi janë paraqitur në këtë ë panair janë paraqitur rreth 100 projekte ku secili projekt ka karakteristikat e veta, zonën ku zhvillohet dhe ajo që vlen për t’u theksuar dhe për t’u përmendur është prezenca kryesisht e arkitektit të huaj të cilët kanë bërë këto projekte vetë në stand dhe në pavim. Kjo është një gjë për t’u përgëzuar që na bën dhe ne të ndjehemi shumë mirë që arkitektët që e kanë bërë projektin janë prezent këtu me ne sot“, u shpreh Adelajda Roka, Drejtore e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit.
Pavijoni “Soundscapes of Albania” në MIPIM 2026 u vizitua me interes edhe nga arkitektë dhe sipërmarrës ndërkombëtarë, duke kaluar çdo pritshmëri dhe duke e vendosur Shqipërinë në hartën e projekteve moderne dhe inovative.
“Të themi së pari unë dua të theksoj që ky vit është organizuar dhe kuruar vërtet nga Azht, por me ndihmën dhe me të gjithë asistencën në bashkëpunim të plotë me Agjencinë e Planifikimit të Territorit dhe një falënderim të veçantë për vetë Adelinën që është marrë me çdo detaj të pavijonit. Për sa i përket pritshmërive ose vëmendjes që ka marrë, është e vërtetë që mund të them që pavijoni shqiptar mund të ketë qenë një nga pavijonet më të vizituar, por kjo jo vetëm për arkitekturën tërheqëse të pavijonit, por për diçka që mbart ky pavijon brenda. Ne jemi të bindur që gjithçka po ndodh në këtë periudhë në Shqipëri. I gjithë zhvillimi i kuruar nga të gjithë studiot ndërkombëtare më të famshme botërore e bëmë pavijonin për të mos pasur nevojë për shumë fjalë. E bën pavijonin të jetë i vizituar nga të gjithë njerëzit përveç projekteve mbarë. Këtë e tregon fakti i vizitave të shumta që ne kemi pasur, i kërkesave të shumta nga vizitorë, nga agjenci imobiliare, nga e gjithë bota. Dhe vërtet ndihemi mirë. Ndihemi mirë. Është ekzaktësisht ajo që ne presim që të marrim nga i gjithë zhvillimi që po ndodh në vendin tonë. Zhvillim të cilin po mundohemi të jemi të kujdesshëm në të gjithë elementët dhe pasin e vetë që ta bëjmë më të bukur dhe më të aksesueshme Shqipërinë“, shtoi Roka.
Agjencia e Zhvillimit të Territorit nënvizon se të gjitha projektet zhvillimore që u ekspozuan edhe në Cannes marrin parasysh edhe biodiversitetin e vendit ku do të ndërtohen, por edhe efiçencën energjetike.
“Realisht çdo arkitekt i huaj së bashku me arkitektin lokal, pasi dua të theksoj që të gjithë projektet kanë një arkitekt të huaj, por kanë dhe një arkitekt lokal, ka një studim të mirëfilltë përpara se të hartohet. Çdo arkitekt i huaj vjen dhe qëndron disa ditë për të parë të gjithë detajet e sajtit ku do të hartohet projekti dhe kjo ka të bëjë pikërisht për të marrë në konsideratë të gjithë elementët që kanë të bëjnë me zhvillimin e atij projekti, duke nisur që nga çfarë ndodh përreth, duke nisur që nga lloji i tokës në të cilën do zhvillohet projekti. Pa diskutim, pa diskutim edhe kushte të tjera siç janë eficienca që ju përmendët, energjia në ato zona ose për projektet që janë shumë afër bregdetit duhen marrë disa elementë të tjerë arkitektonikë në konsideratë, si mospasja e një fasade xhami. Pra këto janë detaje që arkitektët e huaj kujdesen shumë bashkë me arkitektët lokalë që në vendet e duhura të mund të përdorin gjuhën e duhur të arkitekturës, që besoj po ndodh më së miri. Sigurisht nuk ishte e lehtë në fillim me investitorët dhe jo se ne duam të imponojmë vullnetin tonë, absolutisht, pasi investimi i takon investitorit dhe është i lirë ta bëjë me kë të dojë dhe si të dojë, por pikërisht për shkak të njohurive që këta arkitektë kanë nga vitet që kanë mbi supe, unë mund të them realisht që kjo mënyrë e të bërit të arkitekturës në vendin tonë ka ndihmuar që projektet arkitekturore të jenë të përshtatshme për vendin ku ato zhvillohen“, tha Roka.
Disa nga projektet që ishin pjesë e panairit të Cannes janë edhe ato publike. Lidhur me këtë, vetë Drejtorja e Korporatës Shqiptare të Investimeve, Elira Kokona, tregoi në mënyrë të detajuar për zhvillimin e tyre dhe vlerat financiare përkatëse.
“MIPIM tregon qartë nivelin e zhvillimit në Shqipëri, jo vetëm vizionin arkitekturor, por edhe mundësinë e biznesit në Shqipëri, në bregdet, në qytete dhe në të gjithë mundësitë që jep Shqipëria e sotme. Korporata Shqiptare e Investimeve vjen në këtë pavijon me rreth shtatë projekte të disponuara si në aspektin vizual, ashtu edhe me maketet përkatëse. Kemi gjithashtu tre projekte të tjera, të cilat janë në finalizimin e tyre, nuk janë prezent këtu, por janë tashmë realitet, për të cilat së shpejti ne do të fillojmë aplikimet për lejet përkatëse. Korporata e investimeve, gati në të gjitha projektet që kemi bërë konkurs në 2024-ën dhe disa prej tyre në 2025-ën, janë një realitet me kontrata të lidhura, me projektim tashmë në detajim, në proces detajimi dhe gati duke bërë aplikimet për leje ndërtimi. Kështu që janë realitete të cilat duan kohën e tyre për t’u realizuar, por ne jemi shumë dhe prapë po shikoj në ekran projekte të IC-së të cilat janë duke u shfaqur. Janë realitete të prekshme, të cilat së shpejti do të mund të tregojnë çfarë jemi duke bërë me vlerësim dhe mundësitë që tokat dhe projektet e drejtuara nga korporata, por edhe që vënë në zhvillim toka shtetërore, të mundësojnë realizimin e projekteve publike. Ajo që është e rëndësishme të kuptohet në projektet tona: projektet tona kanë gjithmonë dy vlera. Kanë vlerën e projektit zhvillimor, por kanë dhe vlerën e të ardhurave që gjenerojnë për shtetin. Dhe të ardhurat që gjenerojnë projektet e AIC-së për shtetin janë projekte konkrete në të mira publike. Këtu mund të përmend ato çfarë kemi: stadiumin e ri Selman Stërmasi, i cili në standardin katër UEFA do të jetë i gatshëm për evente ndërkombëtare. Vlera e investimit është shumë e lartë. Kemi arritur në një vlerë që mund të shkojë edhe mbi 85 milionë euro. Ajo që është e rëndësishme është pallati i sportit Asllan Rusi, me vlera të konsiderueshme gjithashtu, rreth mbi 40 milionë euro, të cilat janë kapital që do t’i kalojnë bashkisë së Tiranës. Ndërkohë projektet e tjera gjithashtu kanë të mira publike rreth tyre, siç është Biblioteka Kombëtare e Re me rreth 50 milionë vlerë investimi, të cilat janë të gjitha vlerësime të realizuara dhe kapitale të siguruara nëpërmjet dhënies së tokës shtetërore për zhvillim”, u shpreh Elira Kokona, Drejtore e Korporatës Shqiptare të Investimeve.
Sipas Kokonës, evente globale si “MIPIM 2026” shërbejnë për të tërhequr më shumë investitorë edhe për Shqipërinë, por njëherësh kontribuojnë edhe në më shumë vende pune.
“Qëllimi është për të treguar që arkitektët që janë në Shqipëri në fakt nuk janë një zog i vetëm. Ata vijnë së bashku dhe jo vetëm që sjellin know-how-in e tyre dhe të gjithë këtë dijen e tyre, vizionin e tyre në zhvillimin e ri të Shqipërisë, por patjetër që krijojnë vende të reja pune, krijojnë transmetim të dijes tek arkitektët shqiptarë. Në aspektin e investitorëve, unë sot kam një seri takimesh pikërisht për interesin që kanë investitorë të huaj për të blerë në Shqipëri, për të blerë godina të tëra, për të blerë sidomos hoteleri për të investuar në Shqipëri. Kështu që kjo është një moment shumë i mirë për të vlerësuar gjithçka që ka të bëjë me zhvillimin e realitetit në Shqipëri, që nga zhvilluesit, ndërtuesit, konstruktorët, investitorët, financuesit, madje dhe ata të cilët merren me printime 3D, me inteligjencën dhe inovacionin në investim, që është një aspekt tjetër i rëndësishëm i këtij panairi, ku inovacioni dhe zhvillimi janë dy parametra të cilët ecin krah për krah, jo vetëm në projektet në botë, por sidomos në këto projekte që ju shikoni“, shtoi Kokona.
Drejtorja e AKPT, Adelina Greca, tregon edhe kuptimin e emrit të pavijonit shqiptar “Soundscapes of Albania”, i cili ka një ndërthurje të projekteve me natyrën, biodiversitetin e shumë elementë të tjerë.
“Ne jemi një ekip i madh njerëzish të apasionuar që punojmë ditë e natë pa orë për të nxjerrë gjëra të bukura që jo të gjitha faktikisht vlerësohen publikisht, por faleminderit që po na jepni edhe mundësinë të flasim publikisht për të thënë që ne bëjmë gjëra të bukura. Titulli vjen për shkak të mënyrës se si ne e kemi ekspozuar arkitekturën. Arkitektura këtu ekspozohet nëpërmjet, pra sikur të ishim në një dyqan, pra në një vend ku tregtohen ose tregohen pllaka, pllaka muzike, ato pllakat e vjetra të cilat i dëgjojmë edhe në sfond, pra muzikën e bukur shqiptare që e dëgjojmë edhe në sfond. Arkitektura gjithandej, pra kryesisht ekspozohet nëpërmjet maketeve dhe paneleve. Ne kemi menduar që maketet t’i kemi patjetër, por panelet t’i kthejmë në pllaka vinili. Pra në kuti, po ta marr njërën, ta tregojmë. Pra kjo është një kuti vinili pllake e cila ka brenda dhe në sipërfaqe të dhëna për projektin. Nga kjo ka rrjedhur edhe titulli. Pra, ne jemi duke treguar një peizazh projektesh, por në formën e një peizazhi tingujsh. Secili prej këtyre projekteve është i lidhur edhe me disa tinguj që vijnë nga këto vende. Pra, kemi një ekip i cili ka vajtur, ka xhiruar, ka filmuar, ka marrë zëra nga vende të ndryshme ku janë projektet dhe kemi prodhuar edhe muzikë të veçantë, pra një miksim të këngëve të vjetra shqiptare me tingujt aktualë të këtyre vendeve”, u shpreh Greca.
Panaire të pasurive të paluajtshme si “MIPIM” në Francë e bëjnë Shqipërinë pjesë të network-ut global, ku kryefjalë është arkitektura dhe projektet e ndryshme urbanistike.
“Pse jo, pse jo. Në fakt ne jemi munduar bashkërisht që në vendet ku promovohet diçka e bukur që ne po bëjmë të jemi pjesë. Një zë sado i vogël. Ne kështu e kemi nisur edhe në MIPIM dy vite më parë, ku pjesëmarrës ishte edhe shteti shqiptar dhe u organizua nga një institucion tjetër. Kishim një vend shumë të vogël, por pse jo, ne duhet të jemi dhe gjithçka që po ndodh dhe po zhvillohet në Shqipëri është vërtet e bukur për t’u treguar dhe na bën të ndihemi krenarë.
Po, siç e thamë, emri i Shqipërisë është ajo që duam të promovojmë pik së pari. Kështu që prezenca në panaire të tilla, në mbledhje të tilla ndërkombëtare ku ka shumë vizitorë të huaj, na nderon, sidomos kur kemi pjesëmarrje të tilla dinjitoze dhe do të donim ta shpeshtonim këtë lloj pjesëmarrjeje patjetër. Domethënë, me këdo që mund të flisni për qark, mund ta dëshmoni edhe vetë që kanë filluar ta njohin Shqipërinë më tepër, madje të kërkojnë të vijnë në Shqipëri qoftë për vizitë, qoftë për të punuar. Pra Shqipëria është tashmë pjesë e një rrjeti global të suksesshëm, do të thoja, dhe ka krijuar një tërheqje të jashtëzakonshme sidomos vitet e fundit. Për të përforcuar këtë gjë do t’ju sugjeroja që në pavijon ka shumë arkitektë të huaj dhe do t’ju sugjeroja që opinioni i tyre do të ishte më i rëndësishëm sesa çdo fjalë që do them unë dhe Adelina. Duke qenë se ne kemi qëllim në vetvete, mund të jemi edhe të njëanshëm. Ne kemi qëllim në vetvete që të reklamojmë vërtet atë Shqipëri për të cilën ne po punojmë dhe kemi kaq shumë pasion“, tha Roka.
Edhe për arkitektët e huaj, Shqipëria mbetet një vend tepër atraktiv dhe joshës për zhvillimin e projekteve në çdo cep të saj, nga jugu në veri.
Gregor Hoheisel, arkitekt nga Zelanda e Re: Unë jam duke punuar prej disa kohësh me arkitektë në Shqipëri dhe jam shumë i nderuar që u ftova të dizajnoja stendën tuaj të ekspozitës për MIPIM 2026 këtu në Kanë. Për të qenë i sinqertë, është vërtet interesante. Kur shikon përreth, në të gjitha pavijonet e tjera, ka gjithmonë slogane të mëdha, tipike për zhvillimet e qëndrueshme dhe të ardhmen, dhe shpesh tingëllojnë pak të vakëta. Ne donim të projektonim diçka që ka të bëjë më shumë me një eksperiencë, sepse për ne vetë Shqipëria është një përvojë mahnitëse, ku çdo herë kur shkojmë zbulojmë vende të reja dhe zbulojmë gjithashtu arkitektë të rinj, kolegë arkitektë, sepse ka një grup kaq të jashtëzakonshëm arkitektësh që punojnë tani në Shqipëri, falë gjithë përpjekjes për ta bërë vendin një pikë të nxehtë të arkitekturës.
Dhe ajo që na pëlqeu shumë është ideja që të kishim këtë lloj dyqani diskografik ku mund të shikoni projektet. Kështu që për mua ky është një kujtim i mrekullueshëm, sepse kur shfletoni faqet, gjeni diçka interesante nga kopertinat që eksploroni, dhe mbi të gjitha shikoni dhe merrni më shumë informacion rreth projekteve. Pra, kjo është një lojë interaktive e zbulimit të diçkaje të re. Ky moment eksplorimi ishte ideja e stendës tuaj, sepse ne duam ta prezantojmë Shqipërinë me publikun e gjerë dhe kështu që kjo t’i ndihmojë ata të shprehin interes dhe të eksplorojnë, dhe më pas t’i ftojmë të vijnë në Shqipëri dhe ta eksplorojnë nga afër vetë.
Unë jam i mahnitur. Dua të them, është e mahnitshme të jesh në MIPIM dhe të shohësh bumin mbarëbotëror në zhvillimin e pasurive të paluajtshme gjithsesi. Por ajo që po ndodh në Shqipëri, mendoj se është shumë e veçantë, dhe mendoj se bota e vuri re; të paktën, të gjithë miqtë e mi arkitektë dhe zhvillues e vunë re se ka kaq shumë zhvillim, kaq shumë mundësi dhe është me të vërtetë ylli i ardhshëm. Dhe gjithashtu, u sigurova për një kohë të gjatë në këtë ekspozitë dhe jam i habitur që Shqipëria shquhet për cilësinë arkitekturore që prodhohet tani, gjë që është vërtet e mahnitshme, sepse arkitektura po përdoret për të ndërtuar identitetin dhe pikën e ardhshme të marketingut të një vendi.
Toni Girones Saderra, arkitekt nga Spanja: Punoj prej 2 vitesh në Shqipëri, në disa projekte të ndryshme. Ajo që më bën përshtypje është fakti se vendi ku unë jetoj është i ngjashëm me kushtet klimatike dhe mënyrën e jetesës së vendit tuaj, Shqipërisë. Kjo ju bën të keni mundësi fantastike, duke u përpjekur gjithmonë të keni stade natyrore dhe mënyrën e jetesës së njerëzve, duke optimizuar burimet dhe të gjitha këto së bashku. Mos të harrojmë që vitin e kaluar Shqipëria kishte shumë flukse turistësh. Unë mendoj se ky fluks ndodh në pjesë të tjera të vendit ose në pjesë të tjera të planetit në terma të përgjithshëm, dhe tani është radha e Shqipërisë.
Por pyetja është çfarë ndodhi pas kësaj vale të parë? Ideja është të gjesh dhe të balancosh midis zhvilluesit dhe asaj që ai zhvillon, por dhe asaj që realisht të nevojitet në fund. Ndaj mendoj se habitatet që kemi ndërtuar tani duhet të përgatiten për të tashmen, por edhe për të ardhmen. Edhe në të ardhmen kemi ndryshime të rëndësishme në aspektin e klimës. Unë mendoj se pyetja kryesore është nëse ky turizëm mund të jetë gjatë gjithë vitit. Edhe pse unë preferoj më pak turma njerëzish, nevojitet që aktiviteti të jetë në mënyrë të vazhdueshme gjatë vitit, pra jo sezon masiv në verë dhe më pas ndërtesat mbyllen në dimër.
Unë mendoj se ka një pikë të rëndësishme që është pozicioni gjeografik i Shqipërisë; shërben si një pikë kalimi gjithmonë, edhe historia e ka treguar që ka qenë një pikë kalimi dhe kjo mbetet edhe në të ardhmen. Për këtë keni gjithmonë kultura të ndryshme këtu, dhe nëse oferta që u jepni gjithë këtyre njerëzve si për rezidencën e parë apo për një të dytë, unë gjithmonë mendoj se e ardhmja mund të jetë diçka pozitive, jo vetëm për pozicionin gjeografik në mes të rajonit të Mesdheut.
Flavio Tejada Gorraiz, arkitekt nga Spanja: Mendoj se për mua ka qenë një surprizë e madhe që kam ardhur këtu dhe zbuloj se kapaciteti i pavijonit shqiptar është i mahnitshëm. Mund të them se është një nga pavijonet më të mira nga këto që kemi parë përreth, për disa arsye. Nga njëra anë, është rëndësia e bashkimit të një vendi me të gjithë aktorët e ndryshëm, zhvilluesit, administratën, që punojnë për të njëjtin qëllim të përbashkët, që është një lloj ecje përpara e vendit. Kjo është mahnitëse, por më lejoni të them se gjithashtu një mundësi e madhe është edhe rëndësia e arkitekturës dhe dizajnit. Ne kemi parë modele të mrekullueshme, shumë të ndryshme, disa prej arkitektëve më të mirë në Europë dhe në botë që vijnë këtu dhe tregojnë se si arkitektura mund të transformojë cilësinë e jetës dhe të vendit në tërësi.
Mendoj se mund të mësoni nga ajo që kanë bërë të tjerët dhe cili është suksesi dhe mësimet e nxjerra nga pjesë të tjera të bregdetit. Disa vende të tjera kanë qenë në një situatë shumë të ngjashme. Kështu që mendoj se jeni në momentin e duhur. Kjo është pak a shumë ajo që unë mendoj. Jeni në momentin e duhur për të prezantuar vlerat që shoqëria juaj tashmë i ka ndarë në të gjithë Evropën. Mendoj se vlera e qëndrueshmërisë është një nga më të rëndësishmet. Cilësia e peizazheve është ndoshta arsyeja pse quheni pavijoni “Soundscapes of Albania”. Mendoj se cilësia e peizazhit, për të cilën jeni kaq krenarë dhe duhet të jeni, është edhe pjesë e ADN-së tuaj.
Pra, si mund ta respektojë arkitektura të gjitha këto lloje cilësish dhe asetesh që tashmë i keni? Do të thoja se është shumë e rëndësishme të kesh një vizion të përbashkët mes sektorit publik dhe sektorit privat. Nuk ka qenë gjithmonë kështu. Në shumë vende të tjera, shohim një lloj qasjeje konfrontuese, por mendoj se puna krah për krah, ndarja e qëllimeve të përbashkëta, tërheqja e kapitalit global, talenteve globale dhe gjithashtu bashkëpunimi mbetet thelbësor. Ne kemi partneritete dhe bashkëpunojmë me arkitektë vendas, inxhinierë vendas dhe bëjmë një lloj shkëmbimi njohurish, sepse po mësojmë prej tyre dhe shpresojmë që ata po mësojnë diçka nga ne.
Francisco Luque, arkitekt nga Madridi: Projektet e mia janë në Himarë, që është bregdeti jugperëndimor, dhe kemi gjithashtu një projekt tjetër në Tiranë, por kryesisht sot po prezantojmë atë që kemi në bregdetin jugor të Shqipërisë, ku është një dëshmi e zhvillimit të mahnitshëm që po bën vendi juaj përsa i përket investimeve në prona të paluajtshme dhe gjithashtu për projektet elitare. Nga këndvështrimi im, që vij nga tregu spanjoll dhe duke njohur paksa një treg tjetër evropian në pasuritë e paluajtshme, si për shembull Turqinë apo ndonjë vend tjetër, mund të them se vendi juaj ka mundësi fantastike për të tërhequr investitorë të huaj në Shqipëri, ku ka shumë mundësi, mbi të gjitha, për të bërë investime të qëndrueshme në asetet jo vetëm rezidenciale, por edhe mikpritëse dhe madje edhe në aspektin komercial. Kështu që mund të them se nuk ka shumë vende si Shqipëria në ditët e sotme përsa i përket aftësisë së investimit në pasuri të paluajtshme. Mendoj se është një mundësi fantastike për të ardhur në Shqipëri për të tilla projekte.
Giuseppe Farris, arkitekt nga Belgjika: Unë jam arkitekt nga Belgjika, me origjinë italiane, me studion time me seli në Antwerp. Jam shumë i lumtur që kam kontribuuar në një projekt në Shqipëri vitin e kaluar. Por gjithashtu po punojmë për një tjetër projekt në Vlorë. Dhe mund të them se Vlora është një vend fantastik. E shoh të ardhmen në Shqipëri si diçka që tashmë po ndodh, e cila është një energji e jashtëzakonshme arkitekturore. Me këta arkitektë kaq të talentuar, të gjithë po punojnë së bashku për të kontribuar në territorin shqiptar, dhe e shoh këtë si një mundësi të jashtëzakonshme për Evropën dhe botën që të shohë se kjo është e mundur.
Prej më shumë se 30 vitesh, panairi ndërkombëtar “MIPIM 2026” në Cannes shërben si magnet për tërheqjen e investitorëve, platformë për ndërtimin e partneriteteve nga e gjithë bota dhe mbi të gjitha formëson të ardhmen e projekteve urbanistike, transmeton tvklan.




