3.8 C
Zurich
Monday, February 16, 2026
spot_img
spot_img

Shqipëria shet më shumë verë, rritet me 82% eksporti krahasuar me një vit më parë

EKSKLUZIVE

Shqipëria nuk ka si produkt të veçantë dhe identifikues vetëm rakinë, por tashmë ne eksportojmë edhe verë.

Nëse i referohemi statistikave të Instat për vitin 2025 në 6 mujorin e parë vendi ynë ka arritur të eksportojë 82% më tepër verë nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Petrtit Fiska, nga fshati Roshnik i Beratit ka 30 vite që është prodhues, por tashmë edhe prodhues dhe vera e tij Made in Albania gjendet në të katër anët e botës.

- Reklama -

Ne sot kemi 10 Ha me vresht, jo unë por çdo kantinë shqiptare kënaqësinë e ka kur verëat tona vlerësohen nga ndërkombëtarët. Unë eksportoj verë në Francë, Belgjikë, Itali dhe tashmë kam kërkesë edhe në Australi. Jo se janë kapacitete, por ne e marrim si vlerësim që verat tona po kërkohen nga jashtë”, u shpreh Petrit Fiska, prodhues i verës.

Është historia dhe origjina që I ka dhënë shije të veçantë verës shqiptare, e cila tashmë vera e Beratit kërkohet nga restorantet që janë pjesë e rrjetit të yjeve Michelin.

“Tek ne dominon varieteti i pulsit është varieteti autokton, nuk përjashtojmë sheshin e zi dhe të bardhe si dhe rrushin dimërak prej të cilët prodhojmë verën roze”, thotë Fiska.

- Advertisement -

Prodhuesit shqiptar mund ti përgjigjën konsumatorit europian në shije, cilësi, por kurrë në sasi dhe fajin për këtë e ka parcelizimi  tokave.

“Nuk ka këtu sipërfaqe të mëdha me vresht sepse siç u ndanë tokat bujqësor u ndanë në nivel personale, pra jo hektarë por dynym. Dhe ne mundohemi që copat e vogla të bëjmë të mëdha”, shprehet Fiska.

Përballë kësaj kërkesa tregu dhe vlerë, dëshira e çdo prodhuesi vere është të shtojë sipërfaqen e vreshtarisë, por kjo duket tepër e vështirë, pasi ligji 7501  I vitit 1991 për tokën dëmtoi përgjithmonë bujqësinë shqiptare, transmeton tch.

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme