1.4 C
Zurich
Wednesday, February 4, 2026
spot_img
spot_img

Shqipëria rrezikon të mbetet pa port

Duhet ti lexosh

Që kur qeveria shqiptare lançoi nismën e saj për të prishur portin ekzistues të Durrësit për t’i falur tokën biznesmenit arab Alabbar, shumë ekspertë paralajmëruan se kjo aventurë e rrezikshme mund ta linte Shqipërinë pa nyje më të madhe tregtare të vendit. Me sa duket këto paralajmërime po vërtetohen. Qeveria vazhdon të shtyjë pafundësisht afatet për fillimin e punimeve për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano.

Në ditët e fundit të tetorit, vitin e kaluar, pak para se të merrej e pandehur, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi me bindje se fituesi i tenderit për ndërtimin e Portit të Ri të Durrësit do të shpallej më 31 janar 2026. Deklarata u bë në ceremoninë e prezantimit të drejtorit të ri, Liburn Aliu, kur Balluku u shpreh se procesi kishte qenë i gjatë dhe se “5 kompani të huaja kanë garuar dhe më 31 janar kemi fituesin e garës për ndërtimin e portit”.

Por premtimi nuk u mbajt. 31 janari kaloi në qetësi dhe asnjë fitues nuk u shpall për të ndërtuar portin e Durrësit, një investim që shkon gati 400 milion euro. Procedura u shty, ndërsa në sistemin elektronik të Agjencisë së Prokurimit Publik shfaqen afate të rinovuara për mbylljen e procesit të prokurimit deri më 9 mars 2026. Vendimi për ta shtyrë shpalljen zyrtare të fituesit nuk ka logjikë, sepse nga gara ishin skualifikuar kompani me peshë franceze, italiane dhe holandeze, për të kaluar në fazën e fundit vetëm me qiprioten Archiridon. Mbetet i paqartë hapi final drejt njoftimit të kompanisë fituese, duke ngritur pyetje rreth legjimitetit dhe transparencës së procesit, që deri më tani është shoqëruar me dyshime të shumta.

- Reklama -

Afera

Këto zhvillime vijnë në një moment kur afera e Porto Romanos është referuar zyrtarisht në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Madje në një kohë kur Edi Rama, duke aktivizuar Kuvendin dhe duke i bërë preson “Kushtetueses” po mbron pezullimin nga detyra të Ballukut prej disa javësh, edhe në momentin kur SPAK e konsideron kthimin e saj në detyrë si rrezik për interesin publik dhe mundësi për kryerjen e krimeve të tjera të rënda dhe helmim të provave.

Te Porto Romano bëhet fjalë për një aferë të dyshuar korruptive, e firmosur nga Balluku, ku përfshihen gjithashtu zyrtarë të tjerë shtetërorë, drejtues institucionesh, anëtarë të komisioneve të tenderimit dhe kompani të huaja të favorizuara.  Sipas kallëzimit penal, procedura e prokurimit është ndërtuar për të eliminuar konkurrencën reale ndërkombëtare dhe për t’i hapur rrugë fitores së kompanisë ARCHIRODON, e regjistruar zyrtarisht si filial qipriot, por që në komunikimet publike është prezantuar si kompani greke me seli në Holandë, e cila sipas dokumenteve ka fituar kontratën në mënyrë të paligjshme, të errët dhe të paracaktuar nga dyshja Rama-Balluku.

- Advertisement -

Në tender morën pjesë disa nga kompanitë më të mëdha ndërtuese dhe inxhinierike të porteve në botë, por të gjitha u skualifikuan pa u lejuar të paraqesin ofertë ekonomike. Pa asnjë shpjegim teknik të arsyetuar, u përjashtuan: China Communications Construction Company (CCCC) – kompania e dytë më e madhe ndërtuese në botë, lider absolut në porte dhe marina, me të ardhura mbi 110 miliardë USD/vit Konsorciumi Jan De Nul NV – Vinci Construction Geoinfrastructure – Soletanche Bachy International (Belgjikë–Francë), pjesë e grupit VINCI (≈70 mld USD/vit) Webuild S.p.A (Itali) + Boskalis (Holandë) – liderë europianë në infrastrukturë detare Në garë u la vetëm një kompani: Archirodon Construction (Overseas) Company Limited, e regjistruar në Qipro, por greke de facto. Në kallëzimin penal thuhet qartë: “Skualifikimet u kryen për pasaktësi të vogla formale, interpretime ekstreme të rregullave dhe tolerancë të jashtëzakonshme ndaj kompanisë së paracaktuar.”

Archirodon: ofertues i vetëm, pa garanci bankare dhe me kushte të papranueshme

Sipas dosjes: Archirodon ishte ofertuesi i vetëm. Në raundin e parë nuk depozitoi garancinë bankare prej 8 milionë euro. Tenderi u anulua. Kur u rihap, garancia bankare u hoq nga kriteret, duke e favorizuar drejtpërdrejt Për më tepër: Kompania refuzon pagesat në lekë Kërkon arbitrazh jashtë Shqipërisë Në kundërshtim të drejtpërdrejtë me dokumentet e tenderit

Filiali qipriot që u paraqit si kompani “greke me seli në Holandë”

Një tjetër element i dyshimtë: Në komunikimet publike, Ministria dhe APD e kanë referuar Archirodon: si kompani greke me seli në Holandë. Në realitet, subjekti pjesëmarrës ishte filial qipriot. Pyetja që ngrihet në kallëzim: Pse u fsheh qëllimisht identiteti juridik real i ofertuesit? Heshtje totale gjatë tenderit: shenjë e paracaktimit Sipas të dhënave operative: Vetëm Archirodon nuk ka bërë asnjë pyetje sqaruese gjatë procedurës Në një projekt kaq kompleks, kjo është anomali absolute Një indicie e fortë se kompania kishte siguri paraprake se do të fitonte.

Partneri shqiptar në hije dhe lidhjet me tenderë të tjerë

Dosja referon se: Partneri lokal që ka ndihmuar Archirodon në përgatitjen e dokumenteve është një kompani shqiptare. Aktualisht nën hetim për tenderë në Ministrinë e Infrastrukturës. Me kontrata publike rreth 120 milionë euro. E përmendur edhe për transferta monetare jashtë Shqipërisë.

Alarmi

Por përveç shkeljeve në tender, në dosje theksohet se kjo ngjarje shkon përtej korrupsionit dhe mbase del edhe jashtë kompetencës së SPAK. Sipas kallëzimit, ky është një veprim edhe gjeopolitik i mirëorganizuar i udhëhequr nga vende si Rusia, Greqia e Serbia dhe kartelet e drogës që përfitojnë nga korrupsioni endemik i qeverisë duke  përdorur spiunët e tyre në Shqipëri me qëllimin e qartë për të sabotuar ndërtimin e Porto Romanos  dhe të Korridorit 8 të NATO-s. Greqia dhe Serbia janë konkurrente me Korridorin 10 dhe Rusia si kundërshtare e Korridorit 8, pasi do të jetë kanali kryesor strategjik i furnizimit të krahut lindor të NATO-s. /BS

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme