0.1 C
Zurich
Monday, January 19, 2026
spot_img
spot_img

Shqipëria pjesë e Bordit të Paqes

Duhet ti lexosh

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, e ka cilësuar si historike ftesën që Shqipëria ka marrë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të qenë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Rripit të Gazës.

Sipas Spiropalit, kjo ftesë përbën një vlerësim të drejtpërdrejtë për rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe për kryeministrin Edi Rama, i cili është ftuar personalisht si anëtar i këtij Bordi. Ajo theksoi se, pavarësisht peshës së madhe të këtij zhvillimi, lajmi është shoqëruar me reagime dhe interpretime të gabuara nga kundërshtarët politikë.

“Nuk ka dyshim se kjo ftesë është një vlerësim për vendin dhe kryeministrin Rama, i cili është ftuar personalisht si anëtar i Bordit të Paqes. Fatkeqësisht, edhe një ngjarje me një peshë të tillë është shoqëruar me një sërë reagimesh të paqena dhe spekulimesh. Shqipëria ftohet si bashkëndërtuese e një mekanizmi të ri ndërkombëtar, i cili synon të kontribuojë në ndërtimin e një paqeje të qëndrueshme dhe funksionale në botë, duke nisur nga sfida e së ardhmes së Rripit të Gazës. Megjithatë, opinioni publik shqiptar shpesh sulmohet nga interpretime dhe fantazi të kundërshtarëve të qeverisë. Në Tiranë plas marazi lloj lloj tregimesh me miliarda dollarë që do paguajmë, me palestinezë që do të sjellim në Shqipëri”, tha Spiropali.

Ministrja u shpreh se Shqipëria po ftohet si bashkëndërtuese e një mekanizmi të ri ndërkombëtar, i cili synon ndërtimin e një paqeje të qëndrueshme dhe funksionale, duke nisur nga sfida e së ardhmes së Rripit të Gazës. Sipas saj, ky zhvillim dërgon një mesazh të qartë nga “Amerika e re”, se në politikën e jashtme nuk ka rëndësi madhësia apo demografia e një vendi, por koherenca, autenticiteti dhe aftësia për të kontribuar në paqe dhe siguri.

Duke iu referuar debateve të brendshme, ministrja tha se ndërsa Shqipëria vlerësohet në skenën ndërkombëtare, në vend shpeshherë zhvillohen diskutime të pavenda dhe spekulime politike.

“Në një ngjarje me simbolikë dhe impakt global, Shqipëria është ftuar me nder të veçantë. Ky zhvillim dërgon një mesazh të qartë nga “Amerika e re”: në politikën ndërkombëtare, demografia apo madhësia e një vendi nuk është faktor përcaktues, ajo që ka rëndësi është koherenca, autenticiteti dhe aftësia për të kontribuar në paqe dhe siguri , vlera këto që Shqipërisë i njihen prej vitesh Kjo ftesë konfirmon forcën dhe partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

Për këtë partneritet, boshti kryesor i politikës së jashtme shqiptare fiton një kuotë të re historike dhe një herë Shqipëria vlerësohet si aleate e çmuar e SHBA-së. Nuk dihet ende se sa udhëheqës të tjerë janë ftuar nga Trump për t’iu bashkuar kësaj nisme globale, por dihet me siguri se vende të tjera të ftuara, si Argjentina dhe Turqia, e kanë pritur ftesën me vlerësim dhe falënderim, pa polemika të brendshme.

Për Shqipërinë e vogël, kjo është një ngjarje jashtëzakonisht e rëndësishme. Bordi i Paqes përfaqëson një qasje të re dhe të ndryshme në trajtimin e konflikteve dhe menaxhimin e krizave globale”, tha Spiropali. Shqipëria ka marrë ftesën nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të qenë pjesë e Bordit të Paqes, një organizatë e re ndërkombëtare e ideuar prej tij, e cila do të ketë si mision administrimin e Gazës dhe nxitjen e paqes në rajon, tranmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme