Në Pallatin e Brigadave ka nisur punimet samiti Plani i rritjes “Rruga jonë drejt BE” ku marrin pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos
Kryeministri Edi Rama tha në fjalën e hapjes në këtë samit se rajoni i Ballkanit Perëndimor nuk ka provuar asnjëherë reforma që kanë këtë shkallë transformimi me 490 mln euro të lëvruara që përfshijnë të gjitha fushat. Rama u shpreh se rajoni po kërkon të rritet me Evropën dhe jo në kurriz të Evropës.
Sipas tij, Ballkani Perëndimor nuk po lutet që të hyjë në BE por po dëshmon çdo ditë se e meriton të jetë pjesë e unionit, transmeton euronewsal.




